Gjergj Vyshka 23.02.2016 15:40
Kristi Ramadani, peshëngritësi i “Masglass”, është shpallur sportisti më i mirë i Kupës së Pavarësisë së Kosovës.
Shtangisti i ri, Ramadani, ka ngritur 92 kg në shkëputje, 123 kg në shtytje dhe në dygarësh 215 kg.
Dhe për rrjedhojë ka zënë vendin e parë, ndërsa pas tij janë renditur Arbnor Krasniqi dhe Ronald Gjikolaj.
Kjo veprimtari është fryt i bashkëpunimit mes dy Federatave të Peshëngritjes, por dhe lidhjes së ngushtë mes presidentëve Elez Gjoza dhe Astrit Hasani.
Në këtë turne morën pjesë 15 sportistë, mes tyre dy nga Shqipëria. Delegacioni u shoqërua nga trajneri Hektor Shaqiri dhe Theodhor Masllavica.