Gjergj Vyshka 05.03.2016 16:45
Nëse deri në peshën 77 kg, atje ku Roald Kuqja (56), Romario Avdiraj (62), Edison Nelaj (69) dhe Briken Calja (77) kanë dalë fitues, nuk ka pasur rivalitet, gjithçka ka nisur tek pesha 85 kg.
Krenar Shoraj dhe Erkand Qerimaj, që dje ka qenë edhe sportisti më i mirë i Kupës së Shqipërisë, kanë bërë një duel interesant nën vëzhgimin e rreptë të presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Në shkëputje Shorja është djegur në provën e tretë me 153 kg, ndërsa ka kërkuar të ngrejë 9 kilogramë më shumë. Por… Qerimaj është i saktë në tre prova 152, 155, 157. Dhe në shtytje Shorja s’arrin të ngrejë 193 dhe 196 kg, kurse Qerimaj nuk gabon në asnjë provë me 185 kg, 190 kg dhe 195. Dhe dueli është fituar nga shkodrani
Kupa e Shqipërisë në Peshëngritje
Rezultatet teknike:
Femra Shkëp Shtyt Dygarësh
Pesha 48 kg Ana Jovani (Skënderbeu) 55 kg 65 kg 120 kg
Pesha 53 kg Evangjeli Veli (Partizani) 86 kg 105 kg 191 kg
Pesha 58 kg Besjana Koni (Tirana) 40 kg 49 kg 89 kg
Pesha 75 kg Manjola Karaj (Partizani) 55 kg 65 kg 120 kg
Pesha +75 kg Besarda Kollozi (Tirana) 62 kg 70 kg 132 kg
Si ekip: Tirana 272 pikë
Sportistja më e mirë: Evangjeli Veli (Partizani) 288.1 pikë
Meshkuj
Pesha 56 kg Roald Kuqja (Shtërmeni) 72 kg 90 kg 162 kg
Pesha 62 kg Romario Avdiraj (Tirana) 110 kg 135 kg 245 kg
Pesha 69 kg Edison Nelaj (Tirana) 120 kg 147 kg 267 kg
Pesha 77 kg Briken Calja (Shtërmeni) 147 kg 185 kg 332 kg
Pesha 85 kg Erkand Qerimaj (Vllaznia) 157 kg 195 kg 352 kg
Pesha 94 kg Endri Karina (Elbasani) 162 kg 190 kg 352 kg
Pesha 105 kg Aleks Kaçani (Skënderbeu) 135 kg 165 kg 300 kg
Pesha +105 kg Edison Elmazi (Flamurtari) 151 kg 175 kg 326 kg
Si ekip: Tirana 532 pikë
Sportisti më i mirë: Erkand Qerimaj (Vllaznia) 434.01 pikë