Gjergj Vyshka 24.06.2016 07:55
Briken Calja do të jetë përfaqësuesi i peshëngritjes shqiptare në “Rio de Zhaneiro 2016”. Federata Shqiptare e Peshëngritjes në mbledhjen e djeshme të kryesisë, duke marrë për bazë renditjen, por dhe rezultatet e mira në Botëror dhe Evropian, ka vendosur që shtangisti shtërmenas të jetë në “Rio 2016”.
E kjo mbi bazën e rezultateve, sepse ka pozicionin më të mirë në renditje në krahasim me të tjerët, jo vetëm kaq, por në peshën 69 kg, është në vendin e gjashtë në Botërorin e Hjustonit. E jo vetëm kaq, por dhe në Evropian ka qenë më mirë se të tjerët, teksa ka marrë medalje bronzi në stilin e shkëputjes. E mbi bazën e renditjes që ka bërë Federata Botërore, Calja, pas përfundimit të të gjitha kampionateve kontinentale të Botës, është i pesti në botë dhe i dyti në Evropë. Parë kështu, Briken Calja do të jetë përfaqësuesi i peshëngritjes shqiptare në “Rio de Zhaneiro 2016”, sepse është ndër ata gjashtë sportistë të botës në peshëngritje që ka arritur kualifikimin individual mes 3000 shtangistëve…