Peshëngritje / Klubi i Vllaznisë i ul trajtimin ushqimor Qerimajt

Share Button

ABK-Qerimaj

Gjergj Vyshka 13.10.2014 19:35

Klubi Shumësportësh “Vllaznia” ia ka ulur trajtimin ushqimor kampionit të Evropës në peshëngritje, Erkand Qerimaj. Veprimi i drejtuesve të tij justifikohet me faktin se ai nuk është shpallur “kampion” në garat e zhvilluara muajin e kaluar, teksa Qerimaj nuk arriti ta mbyllte garën për shkak të një dëmtimi në bërryl. Për këtë arsye, klubi nga 500 mijë lekë të vjetra në muaj, që i ka dhënë si trajtim ushqimor këtij sportisti, ia ka ulur atë me 50 mijë lekë.

Sigurisht që nuk ka shumë rëndësi vlera e zbritur, por veprimi i bërë prej tyre. E ky veprim ka indinjuar jo pak Erkandin dhe jo vetëm atë por edhe trajnerin Muhamet Tuzi. Ky i fundit e ka ngritur këtë shqetësim edhe në një intervistë për mediat sportive lokale në Internet, teksa ka thënë: “Më duket shumë e pakuptueshme dhe prandaj jam i indinjuar me veprimin e drejtuesve të klubit. Kampionit në fuqi të Evropës, Erkand Qerimajt, i kanë ulur trajtimin ushqimor.”

“Vërtetë 50 mijë lekë janë ulur, veçse nuk ka shumë rëndësi vlera, por trajtimi që i bëjnë këtij emri të madh të sportit, – ka vijuar ai. – Justifikimi është se nuk e ka mbyllur garën në kampionatin kombëtar, kur siç dihet ai ka sakrifikuar duke konkurruar për Vllazninë në këtë kampionat dhe është dëmtuar në bërryl. Madje ka vënë në rrezik edhe pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Botëror”- ka thënë trajneri Tuzi.

Të njëjtin pretendim ai ka edhe për dy sportistët e tij të tjerë, Emanuel Lushin, kampionin e Shqipërisë për të cilin u premtuar një trajtim ushqimor prej 300 mijë lekësh, por iu caktua 280, si dhe për Xhulio Prronin, një nga sportistët më me perspektivë. Por ndoshta në ditët e ardhshme, klubi shumësportësh “Vllaznia” do ta rishikojë edhe njëherë ndarjen e trajtimeve ushqimore për ekipin e peshëngritjes.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

AlbanianSport.com 22/02/2024 17:40 ASNN – Federata e Peshëngritjes replikon me Qerimajn pas akuzave

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

AlbanianSport.com 22/02/2024 15:50 ASNN – Erkand Qerimaj akuza ndaj presidentit Elez Gjoza: “Ka fshehur

(Video) Peshëngritja rikthehet me 3 medalje argjendi në Evropianin e Sofjes

(Video) Peshëngritja rikthehet me 3 medalje argjendi në Evropianin e Sofjes

AlbanianSport.com 16/02/2024 23:55 ASNN – Peshëngritje, Shqipëria merr 3 medalje të argjendta.

(Video) Peshëngritje / Nis konkurrimi kuqezi, Briken Calja, i 5-ti në garën e tij

(Video) Peshëngritje / Nis konkurrimi kuqezi, Briken Calja, i 5-ti në garën e tij

AlbanianSport.com 15/02/2024 21:15 ASNN – Briken Calja, i 5-ti në Evropianin e Sofjes. Peshëngritësi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh