Peshëngritje / Kalleshi: Iku koha e “gjeneralëve”, të stimulohen të rinjtë

Share Button

AlbanianSport.com 20/11/2018 16:20

ASNN – Një prej personazheve të sportit të peshëngritjes në Shqipëri, Faruk Kalleshi, ka folur rreth zhvillimeve më të fundit në shtangën shqiptare, duke iu bashkuar grupit të atyre teknikëve që besojnë se fondet që akordohen për sportistët elitarë nga federate të ndahen me të rinjtë premtues. Kjo nismë buron pas një analize të kujdesshme të rezultateve të fundit të sportistëve tanë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes. Duke folur për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT”, Kalleshi kujtoi se nuk mund të trajtohen njëlloj, si ai që del i pari, me atë që digjet në garë.

Për më tepër, ish-shtangisti i i Partizanit dhe Kombëtares theksoi se sportistët që nuk kanë rezultatin e pritshëm, nuk duhet të shkojnë në veprimtaritë ndërkombëtare, por paratë që shpenzohen për këto raste të jepen për sportistët e rinj që të marrin eksperiencë në turnetë e ndryshëm dhe të stimulohen  për të regjistruar rezultate të larta. “Unë nuk dua ta shoh të metën vetëm tek sportistët, – thekson që në fillim Kalleshi në intervistën e tij për gazetën në fjalë, – por më shumë sesa sportistët dua të shoh mangësinë në përzgjedhjen e trajnerëve.”

“Federata nuk duhet të ndikohet nga emrat, por duhet të vlerësojë punën e secilit. Në varësi të rezultatit arrin edhe në trajtimin e drejtë të punës që ka bërë çdo sportist dhe trajner, – ka vijuar ai. – Unë gjykoj se duhet t’u jepet dora të rinjve, atyre që japin shpresë për të ardhmen, që kanë rezultate në rritje dhe mund t’i japin vendit medalje në aktivitetet e ardhshme. Shtanga sot ka nevojë për “ushtarë” që sjellin rezultate, për sportistë të rinj të talentuar dhe me vullnet e jo për “gjeneralë”. I pyetur për mundësinë e investimit tek të rinjtë, Kalleshi shprehu pajtimin e tij me këtë ide.

Por, njëherësh, ai këmngul që të vlerësohet puna e atyre klubeve dhe trajnerëve që nxjerrin “kampionë”. “Në këndvështrimin tim, duhet përzgjedhur ai që punon dhe jo ekipi apo sportisti me emër të madh, – vijoi ish-shtangisti, – si shembull mund të marr Tiranën, e cila, duke qenë klub që ofron më shumë se të tjerët, i ka mbledhur sportistët e mirë këtu. Por këta sportistë janë rritur gjetkë dhe ata që i kanë nxjerrë si talente e i kanë rritur nuk kanë fituar gjë, prandaj unë jam për vlerësimin e atyre klubeve dhe trajnerëve që kanë zbuluar talente.”

“Këto detaje i shikojnë klubet, por duhet t’i shohë edhe federata, – thekson ai. – Sa u takon sportistëve që zhgënjejnë në garat e mëdha si Evropianë e Botërorë, nuk është nevoja të flas me emra konkretë, por kur nuk kanë rezultatet e duhura dhe nuk janë në gjendje të marrin maksimumin e tyre, është më mirë të mos shkojnë fare, sepse nuk ndihmojnë as veten dhe as ekipin. Prandaj evitohen shpenzimet e tepërta, dhe paratë mund të shkojnë për pjesëmarrjen e të rinjve në turne të ndryshëm ndërkombëtar që të fitojnë eksperiencë.”

Kalleshi ka mendim pozitiv për federatën dhe presidentin e saj Theodhor Masllavica, teksa thotë: “Të jeni të bindur që ky sport nuk turpërohet në Shqipëri. Mund të pakësohen “elitarët” por shtanga në Shqipëri ka krijuar popullaritet dhe ka elementë që japin shpresë. Përpjekjet e federatës dhe të presidentit Masllavica nuk mund të mohohen, ato kanë pasur kah pozitiv dhe një dashamirësi ndaj sportistëve e trajnerëve, fakt ky evident. shumë vendime rreth sportistëve e trajnerëve, në rastin e pjesëmarrjeve jashtë vendit, i takojnë kryesisë së federatës, mund të kishte dhe një këshill trajnerësh.”

“Pse krijohen shpesh konfuzione?”, – shton ai. Në fund vjen një propozim konkret i Kalleshit, i cili thotë se duhet të shpërblehen vetëm sportistët që kapin rezultate të larta, kurse të tjerët jo. Në këtë prizëm, nga Botërori i fundit, i bie të marrë me meritë fond ekstra nga federate vetëm Briken Calja, të tjerët janë të dështuar. Përjashtim mund të bëhet vetëm për të rinjtë që kanë rezultate premtuese. “Propozimet janë të vlefshme dhe vendimet merren në bazë të rezultatit, – vijon në intervistën e tij Kalleshi, – dihet që çdo federatë ka objektivat e veta, ambiciet e saj janë të ketë sa më shumë sportistë të nivelit të lartë.”

“Por jo të gjithë do të jenë kampionë, sigurisht, prandaj vetëm kampionët dhe ata më të mirët do të trajtohen si të veçantë, – ka vijuar ish-trajneri. – Nëse Federata jep diçka për sportistin elitar, unë jam i mendimit që t’i japë dyfish më shumë nëse ai zë vend nderi në aktivitetet e rëndësishme si Evropianë e Botërorë. Por nëse nuk e kap atë rezultat që synohet apo të përafërt, atëherë nuk ka vlerë shpërblimi. Nuk është aspak e drejtë të marrin njëlloj si ai që del i pari me atë që digjet në garë. Vetëm duke u sjellë me drejtësi në varësi të rezultatit do të rritet konkurrenca.”

“Një federatë quhet e suksesshme kur ka qoftë dhe një “kampion” të Evropës, sikurse ka shtanga jonë, – thotë ai. – Një federatë që ka “kampionë” është federatë “kampione”. Unë me kënaqësi e them që ka edhe mjaft të rinj që janë në mesin e më të mirëve ndër moshatarët evropianë. Në kohën tonë kishte masivitet, është e vërtetë, por sot ka më shumë cilësi. Por FSHP-ja duhet të motivojë të rinjtë, të gjejë mënyra që ata të ndihen të mbështetur, sepse do të përfaqësojnë kombin. Unë nuk po them shifra, por federata duhet të gjejë një formulë që këta të rinj të përfitojnë diçka nga ana financiare.”

“Të ketë një shpërndarje më të drejtë, të mos përfitojnë vetëm 2-3 vetë. Dikush merr shumë, dikush asgjë, kjo nuk shkon”, – përfundoi Kalleshi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh