Albaniansport.net 26.01.2016 20:45
ASNN – Sportistët që janë grumbulluar për Kampionatin Evropian të Oslos janë gjithsej 13, dhjetë meshkuj e tre femra.
Për meshkuj janë Briken Calja (pesha 69 kg), Emanuel Lushi (pesha 62 kg), Romario Avdiraj (pesha 62 kg), Edison Nela (pesha 69 kg), Alban Hoxha (pesha 69 kg), Krenar Shoraj (pesha 85 kg), Sopot Sula (pesha 94 kg), Xhuljo Prroni (pesha 94 kg), Endri Karina (pesha 94 kg) dhe Edison Elmazi (pesha +105 kg).
Për femra janë Shqiponja Brahja (pesha 48 kg), Evangjeli Veli (pesha 53 kg), Ana Jovani (pesha 48 kg). Kryetrajner do të jetë Leonard Toska, ndërsa pjesë e stafit teknik do të jenë edhe Ilir Suli, Sokol Bishanaku dhe Kastriot Ruko.
Në këtë grumbullim, por që priten të vijnë të mërkurën, të paktën edhe nga lista e shpallur të shtunën, mungojnë Erkand Qerimaj dhe Elvis Tabaku.