Albaniansport.net 28.01.2016 18:20
ASNN – Në ceremoninë zyrtare të prezantimit të kombëtares së peshëngritjes ka folur dhe sekretari i shoqatës kulturore-sportive “Arbëria” në Hjuston të Amerikës, Andon Haxhiraj. Ai u ka uruar suksese peshëngritësve në rrugën e vështirë që kanë përpara.
“Kam besim se do t’ia arrijnë për të marrë atë çka duan në këtë Evropian”, – ka thënë ai. – Mbështetja e madhe nuk do t’i mungojë sportistëve, pasi këtë gjë e kam treguar edhe në Kampionatin Botëror të vitit të shkuar, që u bë në Hjuston.”
“Ne si shoqatë ishim përkrah djemve duke i sponsorizuar që atyre të mos u mungonte asgjë, – ka vijuar Haxhiraj. – Premtoj që ai sportist, që kualifikohet për në Olimpiadën e Rios, do të vijë dhe do të stërvitet në Hjuston të Amerkës me shpenzimet tona duke bërë një financim të fuqishëm.”