Peshëngritje / Godet Daniel Godelli: Dopingu? Në Greqi na çoi Federata!

Share Button

Gjergj Vyshka 23.01.2017 12:05

Nuk ka mbetur jashtë luftës ndaj kësaj Federate edhe kampioni i botës në Almati 2014, Daniel Godelli, që së bashku me Romela Begajn dhe Hysen Pulakun do të penalizoheshin më pas nga përdorimi i substancës së ndaluar “stanozolol”. I rikthyer pas dy vjetësh, Godelli e ka një status për këtë Federatë, e cila nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për dopingun e përdorur në masë nga kombëtarja përpara Botërorit.

“E ndiej përgjegjësi për të thënë fjalën time për çfarë ka ndodhur kohët e fundit në peshëngritje, – ka shkruar ai, në një status në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. -Isha një nga sportistët, që u penalizova për aferën e dopingut në vitin 2014 dhe normalisht më i prekuri. Një dënim i pamerituar dhe për këtë dua të them disa gjëra, të cilat në këto dy vjet nuk janë mbajtur në përgjegjësi.”

“Kanë kaluar 2 vjet dhe akoma nuk dihet se ku ishte faji, sepse askush s’e ka marrë përsipër atë, – ka vijuar peqinasi i shtangës. – Por ka ardhur koha që çdokush ta marrë vesh të vërtetën. Ekipin kombëtar shqiptar në Greqi është dërguar nga kjo Federatë. Ishte kjo Federatë, e cila na tha se duhet të kishim besim tek Luan Shabani dhe mos hanim, apo pinim asgjë, veç atyre që ai na jepte.”

“A ishte ky vendim për përfitime personale a për të na djegur kjo është për t’u marrë vesh, – vijon më tej peshëngritësi i mirënjohur. – Janë 15 dëshmitarë që i vërtetojnë këto gjëra. E mbajtëm fjalën dhe përfundimi dihet. Pa dashur të përmend emra fajtorët gjykojini ju se cilët janë. Edhe pse ende s’kam treguar vlerat e mia në pedanë, kam mësuar që urrejten ta kthej në fuqi.”

“Dhe kjo ishte arsyeja se pse nuk doja që mendimet e mia t’i ndaja dhe t’i prononcoja. Këto janë disa nga të vërtetat e historisë së dopingut. Nëse shprehem totalisht se çfarë unë di me fakte ta dini njëherë e mirë se e keni luftën e humbur akoma pa e vazhduar atë”, – ka përfunduar postimin e tij peshëngritësi kuqezi, Daniel Godelli, i cili ka përfunduar tashmë periudhën e pezullimit dyvjeçar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh