Gjergj Vyshka 20.11.2014 15:25
Sakaq për Romela Begajn kualifikimi për në Olimpiadë është më shumë detyrim dhe arritje për një rezultat pozitiv. “Por na duhet më shumë mbështetje nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe nga shteti”. Po kështu dhe Daniel Godelli ka premtuar medalje për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Kurse anëtari i Komitetit Drejtues të KOKSH-it, Skënder Anxhaku do të vlerësonte: “Nuk e kemi kuptuar se çfarë kemi arritur deri më tani. Është një kombëtare me disiplinë të hekurt, ndërsa duhet të përshëndes presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Sekretarin e Përgjithshëm dhe stafin për të gjitha arritjet.”
“Por mbi të gjitha Luan Shabanin për gjithçka që ka arritur kombëtarja në këtë Botëror. Duhet të bëjmë më shumë për peshëngritjen për Lojërat Olimpike 2016”, – ka shtuar Anxhaku. Përfundimisht Romela Begaj dhe Daniel Godelli janë nderuar me titullin “Mirënjohje” nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.