AlbanianSport.com 18.01.2017 23:00
ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka reaguar dje edhe për akuzat e ngritura nga sportisti i Teutës, Sopot Sula, sipas të cilit Elez Gjoza ka tre fakultete false.
Por, për këtë akuzë, Gjoza u shpreh se Sula do të shkojë në Prokurori për shpifje. “Komunikova me shefin e klubit sportiv të Teutës dhe e vura në dijeni për shkrimin e sportistit. Unë diplomat e mia po t’i dërgoj ty dhe verifikoji ti. Ndërkohë që nesër (sot) atë do ta çoj në Prokurori për shpifje karshi federatës. Pa diskutim. Nga ana e tij, shefi i klubit më bëri me dije se do të mbledhë bordin dhe do ta përjashtojë përgjithmonë nga klubi “Teuta”.”