AlbanianSport.com 18.01.2017 19:30
ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, zbulon se, me nismën e tij personale, i ka krijuar mundësi klubit kryeqytetas që të stërvitet në një nga palestrat e shkollës, ndërkohë që e ka si detyrim ligjor vetë Bashkia. “Unë, me iniciativën time, e kam sistemuar klubin “Tirana” në palestrën e një shkolle, – ka sqaruar ai. – Por që e kam bërë personalisht me dashamirësi për sportin dhe nuk e ka bërë Bashkia e Tiranës. Atëherë duhet Erion Veliaj që të ndërhyjë se e ka klubin Tirana nën administrim. Ndërkohë që, për rastin në fjalë, e kam zgjidhur vetë si president i federatës.”
Gjithçka kërkohet te Federata, – ka theksuar Gjoza. – I gjithë pushteti vendor ka detyrimin ligjor të mbështetin federatat, ekipet e tyre siç bën Durrësi, Fier, etj.” Në vijim të deklaratës, kreu i FSHP-së zbulon se Qerimaj ka përfituar 30 milionë lekë trajtim nga Federata, ndërkohë që vijon të mos marrë pjesë nëpër gara. “A e dini që ju ky zotëria ka kohë që nuk ka bërë asnjë garë dhe ka përfituar rreth 30 milionë lekë të vjetër trajtime ushqimore nga Federata?”
“Me raport, me raport, me raport, i vrarë, i dëmtuar, – ka pyetur kreu i organizmit që qeveris shtangën shqiptare. – Kur do të bëjë garë ky njeri? Do të bëjmë reforma me dhimbje. E kam përmendur edhe më herët, këta vendosin trajnerin, presidentin, kryeministrin, ministrin. Këta duan t’i bëjnë të gjitha. Po Federata ka ca rregulla dhe çdokush ka pozicionin e vet. Me dhimbje do të bëjmë që sporti të shkojë në vendin e duhur.”