Peshëngritje / Gjoza: Qerimaj e kushdo tjetër të sqarohet në Federatë

Share Button

AlbanianSport.com 18.01.2017 21:15

ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i bën thirrje Qerimajt që të heqë dorë nga postimet, por t’i drejtohet institucionit të Federatës për çdo pretendim që mund të ketë. “Ai zotëria, të vijë në federatë, në Komitetin Drejtues, të parashtrojë kërkesat që ka dhe t’i përgjigjemi, – ka thënë Gjoza. – Është kollaj në media. Unë jam shumë korrekt. Le të vijë tek unë të më kërkojë ndihmë, ta çoj unë të stërvitet ku të dojë.”

“Ai personalisht nuk ka depozituar absolutisht asnjë kërkesë, nuk ka ardhur, – ka vijuar kreu i FSHP-së. – Ndërkohë që mund të ndodhë që më merr në telefon shefi i klubit Vllaznia dhe, me të drejtë, më thotë: ‘O zotëri, pse e stërvit atë sportist aty ti? Me çfarë të drejte?’. Dhe unë jam i kundërligjshëm nëse e bëj një gjë të tillë. Por nëse ai vjen e më bën një kërkesë, unë i çoj shkresën klubit “Vllaznia”. Por kjo bëhet institucionalisht dhe jo në mënyrën pirate. Dhe KLSH-ja na kap ne në shkelje.”

Gjithashtu, Gjoza ngre shqetësimin se çdo sportist do trajnerin e vet, gjë që, sipas tij, nuk është e mundshme. “Erkand Qerimaj do trajnerin e vet, Romela Begaj do trajnerin e vet, Daniel Godelli do trajnerin e vet, Briken Calja do trajnerin e vet, – vijon kreu i organizmit që qeveris shtangën shqiptare. – Më thoni ju, a mund të bëhet kështu, a e kuptoni se çfarë ndodh?!”

Në fund të deklaratës, numri një i shtangës shqiptare siguroi se toleranca do të jetë zero ndaj cilitdo. “Mendoni se ju në Shqipëri nuk mund të merrni një raport mjekësor se jam i paaftë për të bërë garë kontrolli? – pohon ai – Merret. U dogj në Evropian me pretendimin që “jam i vrarë”, në një kohë që mjeku i tha që “jo, futu në garë, sepse nuk ke asnjë problem”. Tani t’i besojmë mjekut në spitalin e Norvegjisë dhe dihet ca potenciali ka si shtet apo t’i besoj sportistit?

“Kam qenë vetë i pranishëm me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me trajnerin e tij dhe mjeku i konfirmoi se rezonanca kishte dalë perfekte, – ka zbuluar Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. – Kam paguar nga xhepi 450 euro, plus 50 euro vizitën. A e mendon që një sportist drejton trajnerin?! Përkundrazi, trajneri u imponohet atyre për stërvitje apo për gara.”

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh