Peshëngritje / Gjoza premton medalje në SHBA: Djemtë premtojnë!

Share Button

Peshengritje-Shtermen-2015

AlbanianSport.com 13.11.2015 21:40

ASNN – Në një prononcim për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, është shprehur optimist për rezultatet që do të arrijnë sportistët tanë në Amerikë. “Më kënaqi shumë forma e Caljes në garën e kontrollit, – ka deklaruar ai. – Ai rikthehet në një garë ndërkombëtare pas dy vjetësh, teksa ishte i dënuar dhe mesa shoh Brikeni nuk do të rikthehet duarbosh nga Hjustoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

“Pra, synimi ynë është që të marrim medalje në këtë Kampionat Botëror, ku konkurrenca është shume e madhe, – ka vijuar kreu i shtangës kuqezi. – Por ne nuk u trembemi aspak kundërshtarëve tanë që janë shumë. Calja ka ditë që po stërvitet intensivisht me dy seanca në ditë nën drejtimin e trajnerit të palodhur Leonard Toska, të cilin e falënderoj nga zemra për atë që po bënë për këtë sportistë elitarë të kombëtares sonë.”

“Ai i ka të gjitha kushtet e nevojshme në fshatin e vogël që nxjerrë talente të mëdha dhe besoj se do na nderojë në këtë garë, – ka theksuar Gjoza. – Shoh në sytë e tij që është i uritur për medalje. Briken Calja, përpara ca ditësh në kampionatin që u zhvillua në Tiranë, doli sportisti më i mirë i aktivitetit me një rezultat shumë të mirë. Kështu që ai është gati për provën e madhe në Amerikë. Falënderoj kryebashkiakun e Cërrikut Altin Toska që i ka qëndruar pranë sportistit duke i krijuar të gjitha kushtet e nevojshme ku nuk i mungon asgjë”.

Në përfundim të fjalëve të tij presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, është shprehur se do ta festojmë suksesin nëse ai vjen që në Rinas. “Ndaj me atë rast i ftoj që tani të gjithë përkrahësit e Caljes e Qerimajt që të jenë në Aeroportin “Nënë Tereza” Rinas ditën kur ata të kthehen nga Amerika me medalje”, – përfundoi ai.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh