Peshëngritje / Gjoza: Në Evropian, me ekip të plotë dhe jemi për medalje

Share Button

Peshengritje-Elez-Gjoza-Agron-Haxhihyseni-2015

Gjergj Vyshka 10.12.2015 12:05

Kreu i FSHP-së: “Pas bisedës me presidentin e Federatës Botërore të Peshëngritjes, Tamas Ajan, kemi arritur që të shlyejmë 30 % të gjobës që kemi, pra një shumë prej 100 mijë dollarë. Dhe kemi marrë pjesë në Botëror. Në Olimpiadë, të kualifikuar me ekip dhe jo me individë”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, në një interviste për gazetaren sportive të Departamentit të Aktualitetit të Radio-Televizionit Shqiptar, Brikena Kuka, ka konfirmuar se Shqipëria tashmë është në rrugën e duhur për të qenë me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.

Ajo që duhet bërë e ditur është fakti se për shkak të rasteve të dopingut në Botërorin e fundit në Kazakistan, atje ku pas analizave rezultuan pozitiv Romela Begaj, Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku, Shqipëria ka qenë e pezulluar dy vjet, si dhe ka pasur një gjobë për të paguar. Dhe për të marrë pjesë në Botërorin e Hjustonit, atje ku Shqipëria konkurroi me Briken Caljen në peshën 69 kg dhe Erkand Qerimajn në peshën 77 kg, gjithçka ka ardhur pas një bisede me Federatën Botërore të Peshëngritjes e pikërisht me presidentin e saj Tamas Ajan.

Sepse në fakt, të paktën deri në momentet e fundit, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Agron Haxhihyseni, tek “E Hëna Sortive” do të deklaronte se nuk do të shkohet, ka pasur dyshime të forta. Pra do të konkurrohej, apo jo. “Ne kemi bërë një bisedë miqësore me presidentin e Federatës Botërore të Peshëngritjes, Tomas Ajan, dhe më pas teksa kemi paguar 30 % të gjobës, që do të thotë 100 mijë dollarë, kemi marrë pjesë në Botëror, – ka thënë Gjoza për RTSH-në. – Dhe ne jemi të kënaqur me paraqitjen e Caljes dhe të Qerimajt.

“Dhe më duhet të konfirmoj se këta sportistë, jo vetëm përpara garës, por dhe pas garës në kontrollet antidoping kanë dalë negativ”, – ka vijuar ai. Ndërkohë objektivi kryesor i peshëngritjes shqiptare është jo vetëm pjesëmarrja në Kampionati Evropian të Të Rriturve, i cili do të zhvillohet në Oslo të Norvegjisë, nga data 9, deri më 18 prill 2016, por dhe kualifikimi me ekip për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. “Ne do të marrim pjesë në këtë Evropian me ekip të plotë, sepse kërkojmë që të renditemi nga vendi i parë deri tek i treti”, – ka theksuar kreu i FSHP-së.

“Si një mundësi që do të na kualifikojë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, – ka vijuar Gjoza. – Dhe të kualifikuar jo me individ, por me skuadër të plotë, ashtu sikurse i takon peshëngritjes shqiptare.” Dhe duhet pranuar që në pjesën më të madhe të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Lojërat Olimpike, peshëngritja ka dominuar me sportistët e saj të kualifikuar me normë. Deri më tani të deklaruar zyrtarisht janë me normë Luiza Gega në Atletikë dhe Sidni Hoxha në not. Ndaj peshëngritja do të shkojë në Evropianin e Oslos jo vetëm për të marrë medalje e për t’u renditur në tre vendet e para, por për të qenë me skuadër me plotë në “Rio de Zhaneiro 2016”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh