Peshëngritje / Gjoza, Kombëtares: Jeni ajka e shtangës, presim seriozitet

Share Button

Peshengritje-Gjoza-Kombetarja-rresht-2016

Albaniansport.net 28.01.2016 10:50

ASNN – Në fjalën e tij hapëse, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes (FSHP), Elez Gjoza, i ka uruar suksese kombëtares, e cila për gati dy muaj e gjysmë do të përgatitet në Shtërmen. Më tej numri një i Federatës, Elez Gjoza, ka thënë se presin më shumë nga të gjithë. “Sepse pretendimet tona janë të mëdha për Evropianin e Norvegjisë, atje ku kërkojmë që të jemi në një nga tre vendet e para në renditje, – ka thënë ai. – Ndaj për të arritur këtë rezultat duhet disiplinë në stërvitje, sepse ky është çelësi i suksesit.”

“Fjala e trajnerëve tuaj do të jetë ligj për ju dhe do të respektohen ata të parët në këtë grumbullim, – ka vijuar kreu i FSHP-së. – Ne jemi munduar t’ju krijojmë kushte sa më të mira dhe shumë cilësore si në palestrën ku do të stërviteni, që është e bollshme për të gjithë, ashtu dhe në ambientet e hotelit ku do të qëndroni. Kërkoj seriozitet nga të gjithë sportistët, pasi jeni ajka e shtangës dhe nuk duhet të thyeni rregullat e përgatitjet. E kjo që nga oraret e zgjimit e deri tek ato të stërvitjes, pasi vetëm kështu ecet përpara dhe arrihet synimi që kemi.”

“Falënderim i veçantë i shkon trajnerit pritës Leonard Toska, që është i palodhur, dhe gjithashtu dhe peshëngritësit Briken Calja, nga i cili presim shumë, – ka theksuar Gjoza. – Për sa i përket problemit të dopingut ne do të marrim të gjitha masat si Federatë, atje ku kemi caktuar mjekun Mel Ostreni për këtë gjë, ndërsa 20 ditë përpara garës do të vijnë dhe testet e juaja të antidopingut. Kush do të ketë probleme, nuk do të niset në Evropian. Sa për trajtimin ushqimor, ai do të jetë i bollshëm me një çmim ditor 4500 lekë të rinj për person në ditë. Që do të thotë shumë e bollshme dhe askujt nuk do t’i mungojë gjë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh