Peshëngritje / Gjoza, i kënaqur me garën e kontrollit: Synojmë 3 në Rio!

Share Button

Peshengritje-Shtermen-2016-Gjoza-flet

AlbanianSport.com 19.03.2016 10:25

ASNN – Dje pasdite, rreth orës 17:30, në mjediset e palestrës së peshëngritjes në Shtërmen. ekipi kombëtar i shtangës ka bërë një tjetër garë kontrolli përpara vajtjes në Kampionatin Evropian të Oslos. Në këtë garë mjaft të fortë dhe shumë interesante kanë qenë të pranishëm Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, si dhe Sekretari i Përgjithshëm Agron Haxhihyseni. Siç dihet ekipi i peshëngrites shqiptare përbëhet nga 8 sportistë, 6 meshkuj dhe dy femra të peshave të ndryshme.

Gjithashtu ekipin po e stërvisin dhe tre trajnerë, Leonard Toska, Ilir Suli dhe Oneld Firanji. Gara e kontrollit ka qenë me mjaft rivalitet, aq sa është pëlqyer dhe nga drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres” është shprehur tepër optimist për këtë garë kontrolli, si dhe për paraqitjen e sportistëve tanë në Evropianin e prillit në Oslo.

“Sportistët janë në rritje dhe stërvitja vazhdon intensive, ndërsa ka një seriozitet të madh nga peshëngritësit dhe trajnerët e kombëtares, – ka deklaruar kreu i organizmit që qeveris shtangën shqiptare. – Këta të fundit janë mjaftë të preokupuar dhe kjo duket qartë tek puna që ata kanë bërë në rritjen e cilësisë të ekipit. Kombëtarja është në gjendje shumë të mirë dhe nuk i mungon asgjë, pra i kemi krijuar të gjitha kushtet e nevojshme dhe sytë i kemi nga ata tani. Do të synojmë të renditemi në tre vendet e para si ekip në Evropë dhe kam besim të madh se do t’ia arrijmë.”

“Kështu që nëse dalim mirë, siç thashë më lartë, do të çojmë tre sportistë me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. E rëndësishme është që ekipi i është nënshtruar testit antidoping, kështu që medaljet do të jenë të pastra. Pretendimet e mëdha janë tek tre sportistët Briken Calja, Erkand Qerimaj dhe Evangjeli Veli, të cilët do të sjellin medalje nga Norvegjia”, – ka përfunduar Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh