AlbanianSport.com 13.02.2016 13:05
ASNN – Duke folur gjatë garës së djeshme të kontrollit, Presidenti i peshëngitjes shqiptare, Elez Gjoza, është shprehur se ekipi është duke u përgatitur intensivisht për Evropianin e Oslos në Norvegji. “Trajnerët janë mëse të preokupuar për këto përgatitje, të cilat janë vendimtare për Norvegjinë, sepse ne do të synojmë medalje dhe do të tregojmë një forcë të madhe si gjithmonë”, – ka thënë ai.
“Skuadra e peshëngritjes është e kompletuar tashmë me uniformat e reja, si dhe do vazhdojë të stërvitet këtu deri sa të niset për në Oslo, ku do të trajtohet në hotelin “Xhelili, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris shtangën kuqezi. – Me vete kemi marrë dhe doktorin Mel Ostreni, i cili do të jetë pranë djemve dhe do t’i shërbejë atyre për çdo gjë dhe jemi të sigurt që nuk do na ndodhë asgjë e keqe në këtë garë evropiane.”
“Pra ekipi nuk ka për të dalë më pozitiv asnjë sportist, sepse ne i kemi marrë të gjitha masat si Federatë dhe gjithçka do jetë e kontrolluar sipas mjekut”, – ka shtuar Gjoza. Më pas ka folur trajneri dhe përgjegjësi i ekipi Leonard Toska, i cili ka falënderuar të gjithë deputetët dhe kryetarët e bashkive për këtë mbështetje të madhe. “Ekipi është në gjendje shumë të mirë dhe kjo më kënaq”, – ka thënë ai.
“Kjo më kënaq jo vetëm mua, por dhe kolegët e mi, të cilët po punojnë pa ndërprerje pasi ne i kemi ndarë punët në skuadër. Këta sportistë janë ajka e peshëngritje shqiptare dhe ne krenohemi me ta. Unë kam besim të madh se do ta tronditim Norvegjinë dhe do t’i tregojmë të gjithëve se kemi një skuadër të mirë”, – ka përfunduar Toska, që ka vlerësuar dhe kushtet e mira të përgatitjes.