Peshëngritje / Gjoza: Calja dhe Qerimaj që tani në Olimpiadën “Rio 2016”

Share Button

Peshengritje-Shoraj-Gjoza-Toska

Gjergj Vyshka 05.01.2016 08:35

Presidenti i shtangës shqiptare: “Kaluam një periudhë të vështirë pas rasteve të dopingut. Ishte shumë e lehtë për mua të jepja dorëheqjen si president, por ne besuam dhe gjetëm forca për t’u ngritur. Tashmë do ta themi fjalën në Evropian.” “Briken Calja dhe Erkand Qerimaj me vendet e tyre të 6-të dhe të 10-të në Botërorin e Hjustonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë që tani me normë kualifikimi për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Kështu e ka nisur prononcimin e tij presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili në një rrëfim prej rreth një ore tek “TeleSport”-i ka bërë përmbledhjen e vitit për shtangën shqiptare.

Gjoza, si i pari i peshëngritjes shqiptare e ka pranuar që, pas rasteve të dopingut të ndodhura në Botërorin e Kazakistanit më 2014, atje ku Begaj, Godelli dhe Pulaku rezultuan pozitiv në analizat antidoping me të njëjtën substancë, “stanozolol”, ka qenë e vështirë. “Ishte shumë e lehtë, – ka thënë Gjoza , – edhe unë si president të jepja dorëheqjen. Gjatë vitit ne jemi ndeshur me disa dorëheqje për shkak të këtyre rasteve që nga Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Berisha e deri tek anëtarët e kryesisë. Sepse përveç dënimit të peshëngritësve, të cilët janë ndër më të mirët e shtangës shqiptare, ne ishim të pezulluar dy vjet si peshëngritje me një gjobë prej 100.000 eurosh.”

“Një pjesë e së cilës është paguar dhe ne kemi marrë pjesë në Botëror të Hjustonit, edhe sepse Tamas Ajan, si dashamirës i peshëngritjes shqiptare, mblodhi bordin ekzekutiv përpara Botërorit dhe vendosi që vendi ynë duhet të marrë pjesë, – vijoi kreu i organizmit që qeveris peshëngritjen shqiptare. – Më duhet të falënderoj biznesin që u afrua, pa të cilin ne nuk mund ta paguanim këtë gjobë. Ama kemi treguar se me Caljen dhe Qerimajn jemi përsëri në udhë të mbarë. U rrëzuam, por u ringritëm, kur shtete të tjera si Turqia, Greqia, Bullgaria, Kazakistani dhe Azerbajxhani jo vetëm që janë dënuar, por dhe sot nuk marrin pjesë.”

Peshëngritja do të jetë përsëri sport elitar, sepse me shtangistët që ka është në gjendje të bëjë sport përsëri të pastër e po kështu të ketë medalje të pastra, – vijoi ai. – Ja pse unë nuk ika, sepse ditëm të gjithë bashkë, edhe duke i qëndruar pranë sportistëve tanë të dënuar, të cilët do të kthehen përsëri të fortë, të ngrihemi. Kjo është lufta e fituar prej nesh”. Gjoza nuk pranon të bëjë ende fajtor për rastin e përbashkët të përdorimit të stanozololit, që gjithsesi ishte i atillë për t’i vënë shkopinj nën rrota peshëngritjes shqiptare. “Do të ishte subjektive nga ana ime që të akuzoja ndonjërin. Por është normale që do të ketë analiza dhe në vijim, të cilat pak nga pak do ta zbardhin të vërtetën e asaj që ka ndodhur me shtangistët tanë në Greqi”, – përfundoi ai.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh