Peshëngritje / FSHP, Pulakut: 5,000 $ nuk i kërkon Elez Gjoza, por IWF-ja

Share Button

Peshengritje-Evropiani-U-23-Hysen-Pulaku-podium

Adriatik Balla 05.06.2015 14:35

Shtanga ka probleme dhe kjo duket nga marrëdhëniet e acaruara midis sportistëve dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ardhur si pasojë e daljes me doping të tre sportistëve të ekipit kombëtar në Botërorin e Kazakistanit dhe pezullimin e Federatës tonë me kusht nga Federata Botërore. Pas akuzave të shtangistit Hysen Pulaku se FSHP i bën presion për 5 mijë dollarët gjobë, ka reaguar vetë federata, e cila sqaron pozicionin e saj. “Peshëngritësi Hysen Pulaku është një nga talentet e peshëngritjes shqiptare”, – shkruhet në deklaratën e organizmit që qeveris shtangën kuqezi.
“Por fatkeqësisht në Olimpiadën “Londër 2012” u akuzua për shkelje të Rregullores së IWF dhe WADA për përdorim të substancave të ndaluara, – vijon më tepër kjo deklaratë. – Megjithatë, FSHP e ka mbështetur, duke e respektuar dhe grumbulluar në Ekipin Kombëtar të Peshëngritjes. Dy javë para veprimtarisë ai pësoi një traumë të lehtë, të rigjenerueshme dhe për pjesëmarrjen e tij në garë u mor mendimi i mjekut të Kombëtares Shqiptare dhe asaj Italiane, të cilët konfirmuan pjesëmarrjen e tij në kampionatin botëror, pasi, siç thamë, dëmtimi ishte plotësisht i rikuperueshëm.”
“Vërtetësitë e thënieve të mjekëve të mësipërm u vërtetuan gjatë garë, ku sportisti dha maksimumin e mundësive të tij dhe realizoi 5 nga 6 prova, – pohon FSHP-ja. – Pak kohë pas këtij kampionati, shtangisti Hysen Pulaku mori pjesë në Kampionatin Evropian të Nën-23-vjeçarëve në Qipro, ku u shpall edhe “kampion Evrope” në stilin e shtytjes. Kjo vërteton edhe një here më së miri që dëmtimi i tij muskulor ka qenë shumë i vogël dhe pjesëmarrja ka qenë e domosdoshme për ekipin përfaqësues dhe Shqipërinë. Kjo pjesëmarrje dhe ky rezultat është një kontradiktë e hapur me deklarimet e sportistit në media.”
“Duke vazhduar më tej në kampionatin Botëror, Kazakistan 2014, sportisti është akuzuar për herë të dytë me substancën famëkeqe “vrasëse” për sportistët e mbarë botës STANOZONOL, – thekson deklarata e organizmit që qeveris shtangën kuqezi. – Kjo nuk është rastësi. Presidenti i FSHP, z. Elez Gjoza, 5,000 $ nuk i ka kërkuar për xhepin e tij, por për të paguar gjobën e IWF. Është ligj absolut i FSHP: Të gjithë peshëngritësit e kapur me shkelje të rregullores së WADA-s: 1) Do të paguajnë gjobën 5000 dollarë, dhe 2) Do të akuzohen për shkelje të konkurrencës së ndershme sportive.
“Me shpenzimet e Presidentit të FSHP-së, z Elez Gjoza, sportisti u përfaqësua në Panelin Dëgjimor, dhe procedurat e mëtejshme natyrisht do mbulohen nga shkelësit e rregullores së IWF-së dhe WADA-s, duke përfshirë këtu edhe pakon e Dokumenteve të cilat Pulaku i kërkon, – vijon Federata. – Këto dokumente ai mund t’i ketë vetëm nëse bën derdhjen e pagesës. Ndërkohë, apeli në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv (CAS) mbulohet me shumën mbi 17,000 euro dhe ato janë në faturën e shkelësve të rregullores së WADA-s.
“Janë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërkombëtare të FSHP-së, të cilat mundësuan dënimin e sportistit me 7 vjet dhe jo përgjithmonë siç ndodh kur kapesh për herë të dytë me doping. FSHP do të vazhdojë luftën kundër dopingut me tolerancën zero dhe njëkohësisht falënderon peshëngritësin Emanuel Lushi fitues në Kupën “San Marino 2015” dhe i uron suksese peshëngritësit Kristi Ramadani në pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Evropian Nën-15 & Nën-17-vjeçare, që do të mbahet në Suedi, nga data 1, deri më 8 gusht, 2015”, – përfundon në reagimin e FSHP-së.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh