Gjergj Vyshka 14.01.2017 07:05
Në mbledhjen e saj të parë, Kryesia e re e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes (FSHP) tashmë ka caktuar ekipet kombëtare, që do të marrin pjesë në Kampionatet Evropiane të shtangës për këtë vit.
Sipas kalendarit që ka vendosur Federata Evropiane e Peshëngritjes, Kampionati i Të Rriturve dhe të Rriturave do të zhvillohet në Split të Kroacisë në prill, ai i grupmoshës Nën-15 dhe Nën-17-vjeç në Prishtinë dhe i Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve në Tiranë, nga data 15, deri më 22 tetor.
Për të rinj, ekipi kombëtar do të jetë e përbërë nga Arbër Çerçizaj (pesha 62 kg), Emanuel Lushi (pesha 69 kg), Kristi Ramadani (pesha 69 kg), Alban Hoxha (pesha 77 kg), Kristi Kusha (pesha 56 kg), Albert Meta (pesha 105 kg, Elson Ismaili (pesha 56 kg), Aleks Koçani (pesha 105 kg), Reald Kuqja (pesha 56 kg) dhe Alen Elezi.
Pikërisht mes këtyre elementëve ndodhen dhe ato që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Evropianin e Nën-15 dhe Nën-17-vjeçarëve. Kësisoj Evropiani i të gjitha moshave, por dhe Botërori i të rriturve me dëshirën për medalje ka impenjuar totalisht peshëngritjen shqiptare.