Gjergj Vyshka 23.01.2017 14:35
Në studion e Televizionit informativ shqiptar “Ora News”, në emisionin “Sport Magazinë” të gazetarit Altin Sulçe, i cili në panel ka pasur të ftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Agron Haxhihyseni, por dhe gazetarin sportiv të Televizionit Shqiptar, Altin B. Kodra, problemi kryesor ka qenë peshëngritja.
Dhe jo vetëm nga Sekretari i Përgjithshëm Haxhihyseni, por dhe presidenti Elez Gjoza, që ka pasur një lidhje telefonike, është theksuar se më 24 shkurt 2017 në Durrës do të bëhet analiza vjetore e vitit 2016, aty ku do të jetë dhe transparenca financiare, e cila mund të shuajë dhe debatet që kanë lindur prej ditësh.
Por duket se të tilla debate do të jenë të pranishme dhe sot në emisionin e Televizionit Shqiptar “E hëna sportive” me drejtues Eno Skarço, atje ku do të jetë i ftuar Erkand Qerimaj. E ajo që mbetet është se më 24 shkurt, në prag të Kupës së Shqipërisë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, do të bëhet dhe analiza vjetore e vitit 2016.