Gjergj Vyshka 14.01.2017 13:45
Organizmi që qeveris shtangën në vend, Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ka caktuar ekipet kombëtare për Kampionatin Evropian të Të Rriturve dhe të Rriturave, që do të zhvillohet në Split të Kroacisë në prill të këtij viti. Për të rritura janë caktuar Romela Begaj dhe Evangjeli Veli, të cilët do të kenë trajnerë Gazmen Hakcani dhe Onel Piranaj. Madje është miratuar stërvitja e Begajt në Qipro.
Për të rritur, që do të drejtohen nga Artur Lagja, Sokol Bishanaku dhe Besnik Psatha, do të jenë: Bruno Nuho (pesha 62 kg), Romario Avdiraj (pesha 62 kg), Arbër Çerçizaj (pesha 62 kg), Emanuel Lushi (pesha 69 kg), Briken Calja (pesha 69 kg), Edison Nela (pesha 69 kg), Erkand Qerimaj (pesha 77 kg), Daniel Godelli (pesha 77 kg), Alban Hoxha (pesha 77 kg), Krenar Shoraj (pesha 85 kg), Ermand Tabaku (pesha 85 kg), Endri Karina (pesha 94 kg), Edison Elmazi (pesha +105 kg).
Grumbullimi i ekipit kombëtar do të jetë një muaj para Evropianit në Durrës, ndërsa trajnerë të të rinjve, apo kombëtares së moshave, do të jenë Kreshnik Leka, Endri Karina dhe Agron Gjoka. Ndërkohë kryesia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka përjashtuar Sopot Sulën për shkelje të etikës, ndërsa është vendosur dhe për licencimet e skuadrave e gjyqtarëve.