Peshëngritje / Evropiani i Lituanisë për kuqezinjtë nis nga… Shtërmeni!

Share Button

Peshengritje-Kazan2011-Godellingritje

AlbanianSport.com 23.09.2015 07:55

ASNN – Të rinjtë dhe Nën-23-vjeçarët në garë kontrolli, synohen medalje në Lituani. Çela: “E kam thënë edhe më përpara, por e deklaroj dhe tani, Shorja do të marrë të artat, Hoxha të argjendtat dhe Lushi të bronztat në Klaipedia”. Kombëtarja e të rinjve të peshëngritjes është në përgatitjet e saj të fundit për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të këtyre grupmoshave, që do të bëhet në Klaipedia të Lituanisë, nga data 1, deri më 10 tetor 2015.

Dhe në fakt puna është intensive, ndërsa Shqipëria, ashtu sikurse është deklaruar dhe më parë, do të përfaqësohet nga Emanuel Lushi i Vllaznisë në peshën 62 kg, Alban Hoxha i Elbasanit në peshën 69 kg, Krenar Shoraj i Flamurtarit në peshën 85 kg. Dy të parët janë për të rinjtë, kurse vlonjati është për moshën deri në 23 vjeç. Dhe të tre këta sportistë, që sot kanë një garë kontrolli, sipas trajnerit të kuqezinjve, Ilir Çela, do të synojnë medalje.

Në një prononcim për të përditshmen sportive shqiptarem, “Sport Ekspres”, trajneri Çela do të deklaronte: “Kemi ditë që po stërvitemi me ritme të larta me dy seanca në ditë, paradite dhe mpasdite në palestrën e fshatit Shtërmen, e cila ka kushte mjaft të mira. Djemtë janë në formë të mirë dhe kështu që jam i sigurt që nuk do dalim pa medalje. Er përëris, Shorja pretendon për të artat, Hoxha për të argjendtat, ndërsa Lushi për të bronztat.”

“Ngarkesat kanë të plota dhe speciale për këtë garë, që do të jetë shumë e fortë, pasi konkurrenca është tepër e madhe, – vijon ai. – Por kjo nuk na tremb pasi ne kemi një ekip cilësor dhe djemë që do na nderojnë. Federata Shqiptare e Peshëngritjes na ka qëndruar shumë pranë duke na i plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme që ne të akomodoheshim në qytetin e Cërrikut, atje ku dhe palestrën e kemi afër, si dhe ushqimin e kemi cilësorë dhe “bio”.”

“Sot do të kemi një garë kontrolli, atje ku do të shohim më mirë se ku jemi deri tani dhe prezent do të jetë dhe presidenti i Federatës, Elez Gjoza, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Agron Haxhihyseni, – theksoi trajneri. – Ne shpresojmë të dalim mirë në këtë garë kontrolli dhe të tregojmë se jemi gati për Evropianin e moshave në Lituani”. Madje të 3 këta sportistë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Evropianin e moshave në Lituani do të jenë edhe pjesë e kuqezinjve në Botërorin e Amerikës për të rritur. Ndaj prova e tyre në Lituani dhe në Amerikë do të tregojë më shumë se ata janë kampion të vërtetë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh