AlbanianSport.com 07.04.2016 19:50
ASNN – Një medalje në Evropian dhe, nëpërmjet saj, një vend në Olimpiadën e Rios në verë. Ky është synimi i dyfishtë i Erkand Qerimajt në Evropianin e Peshëngritjes për Të Rritur, që do të mbahet në Norvegji, nga data 8, deri më 16 prill. Në këtë Evropian, Shqipëria e shtangës do të marrë pjesë me ekip të plotë.
Erkand Qerimaj është njëri nga sportistët shqiptarë nga i cili synohet vend nderi në podium dhe medalje në Evropianin e Peshëngritjes për Të Rritur, që do të mbahet në Norvegji, nga data 8, deri më 16 prill. Shtangisti shkodran është i kënaqur me gjendjen e tij.
Për Qerimajn, synimi kryesor mbetet medalja. Shtangisti shkodran e shikon këtë Evropian si paradhomën e Lojërave Olimpike “Rio 2016”. Në këtë Evropianin Shqipëria e shtangës do të marrë pjesë me ekip të plotë.