Peshëngritje / Erkand Qerimaj, dëmtimi nuk e lë të japë maksimumin

Share Button

Erkand-Qerimaj

Gjergj Vyshka 13.11.2014 07:55

Ndoshta e kishte parashikuar, por të paktën e kishte paralajmëruar që për shkak të një tërheqje në bërryl, shkaktuar gjatë Kampionatit Kombëtar të të rriturve, Erkand Qerimaj nuk mund të ishte në maksimumin e tij. Është i pesti në shkëputje, teksa ka ngritur suksesshëm 156 kg dhe 158 kg. Por më pas nuk ka mundur dot ta ngrejë 160 kg.

Në shtytje, teksa nuk ka realizuar asnjë nga provat e tij, 191, 192, 193 kg, nuk është klasifikuar dhe për rrjedhojë nuk ka pasur të drejtën e klasifikimit as në dygarësh. Edhe duke qenë me statutin e Kampionit të Evropës, në një farë mënyre nuk ishte kjo gara që pritej prej Erkand Qerimajt.

Për të mos thënë që të gjithë e prisnin një dyluftim miqësor mes tij dhe Godellit. Por dëmtimi duket se është bërë pengesë që Qerimaj të mos japë maksimumin e tij në këtë garë. Në një reagim të tijin në rrjetin social “Facebook”, menjëherë pas garës, Erkand Qerimaj do të deklaronte: “Më vjen keq që gara ime nuk shkoi mirë”.

“Për shkak të dëmtimit në bërryl, ndërsa koha e shkurtër e përgatitjes për Botërorin, që ishte vetëm 3 javë, nuk dhashë maksimumin, – ka vijuar ai. – Jo vetëm kaq, por gjatë garës kam pasur dhe një bllokim të mesit, që nuk më lejoi të vazhdoja normalisht. Desha t’i jepja urimet e mia Danielin për rezultatin e lartë dhe për titullin Kampion Bote”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

AlbanianSport.com 22/02/2024 17:40 ASNN – Federata e Peshëngritjes replikon me Qerimajn pas akuzave

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

AlbanianSport.com 22/02/2024 15:50 ASNN – Erkand Qerimaj akuza ndaj presidentit Elez Gjoza: “Ka fshehur

(Video) Peshëngritja rikthehet me 3 medalje argjendi në Evropianin e Sofjes

(Video) Peshëngritja rikthehet me 3 medalje argjendi në Evropianin e Sofjes

AlbanianSport.com 16/02/2024 23:55 ASNN – Peshëngritje, Shqipëria merr 3 medalje të argjendta.

(Video) Peshëngritje / Nis konkurrimi kuqezi, Briken Calja, i 5-ti në garën e tij

(Video) Peshëngritje / Nis konkurrimi kuqezi, Briken Calja, i 5-ti në garën e tij

AlbanianSport.com 15/02/2024 21:15 ASNN – Briken Calja, i 5-ti në Evropianin e Sofjes. Peshëngritësi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh