Peshëngritje / Dorëhiqet edhe zv/presidenti Kulla: “Greqia” ishte një gabim!

Share Button

Peshengritje-Elez-Gjoza-Ilir-Kulla-flet-2015

AlbanianSport.com 05.04.2015 07:55

ASNN – Pas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Muharrem Berishës dhe tre anëtarëve të kryesisë, Theodhori Masllavicës, Ndriçim Kullës dhe Arben Carkanjit, pak muaj më parë, dje ka qenë radha e zëvendëspresidentit Ilir Kulla që të japë dorëheqjen pas tre rasteve më të bujshme me doping.

Pas vendimit të marrë nga paneli dëgjimor në Lozanë të Zvicrës me dënimin me 2 vite të Romela Begajt e Daniel Godellit dhe 7 vite të Hysen Pulakut, Kulla vendos tërheqjen e tij nga posti drejtues i federatës, sipas tij si akt moral.

Në postimin e tij në “Facebook”, Kulla këmbëngul se të tre sportistët janë të pafajshëm, njëherësh akuzon se Shqipëria u grumbullua në Greqi për t’u djegur për Lojërat Olimpike “Rio 2016″. Ndërsa paneli e dha fjalën e tij, tashmë verdikti final do të jepet nga Federata Botërore e Peshëngritjes (IWF).

 

Ja postimi i plotë i Ilir Kullës në “Facebook”:

 

“Të nderuar miq! Dje ka qenë një ditë shumë e vështirë për mua, pasi mësova vendimin për dënimin përfundimtar të sportistëve më të mirë shqiptarë, kampionin e botës Daniel Godelli, kampionen Romela Begaj dhe sportistin e talentuar Hysen Pulaku. Të nderuar miq, e kam thënë vazhdimisht se sportistët nuk kanë faj dhe vazhdoj të mendoj të njëjtën gjë. Faji qëndron në vendimmarrjen e dërgimit të ekipit kombëtar për t’u stërvitur në Greqi. Qëllimi ka qenë djegia e Kombëtares shqiptare për në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaniero. Pavarsisht se unë kam qenë kundër dërgimit të ekipit kombëtar në Greqi, pavarësisht faktit se jam përpjekur që procesi i testeve B dhe i panelit dëgjimor të përmbyllej me sukses, mbetet fakti se ky është dështimi më i madh i historisë së këtij sporti. Për këtë arsye, kam vendosur që si një akt moral, ndonëse i padobishëm, të largohem nga Kryesia e Federatës së Peshëngritjes, dorëheqje të cilën do t’ia paraqes Kryesisë së kësaj Federate. Me respekt Iliri!”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh