Peshëngritje / Dëmtohet Krenar Shoraj, Shqipëria mbetet pa medalje

Share Button

Peshengritje-Shoraj-Gjoza-Toska

Gjergj Vyshka 09.10.2015 07:00

Shqipëria e peshëngritjes ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian të Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve, që është duke u zhvilluar në Klaipeda të Lituanisë. Pas dëmtimit të Emanuel Lushit, i cili ka përfunduar në spital, por dhe pas vendit të tetë të Hoxhës, të dy këta peshëngritës për të rinj, e vetmia shpresë për medalje ishte Krenar Shoraj. Peshëngritësi, që shoqërohej nga trajneri i Shtërmenit, Leonard Toska, jo vetëm që kishte bërë përgatitje të fortë në palestrën e këtij fshati, por dhe për të vërtetuar se ishin të pastër, ashtu sikurse shtangistët e tjerë, kishin bërë përpara analizat antidoping.

Shoraj, që në dygarësh kishte deklaruar 340 kg dhe që me një shifër të tillë ishte në zonën e medaljeve në mënyrë të padiskutueshme, këtë shpresë kanë pasur dhe Presidenti i Federatës, Elez Gjoza, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Agron Haxhihyseni, është dëmtuar në provën e parë të shkëputjes. Kishte deklaruar 140 kg. E ka ngritur shtangën, por në moment shtanga ka përfunduar pas shpatullave të tij, shoqëruar dhe me një përthyerje të këmbës së djathtë. Ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor të garës, shoqërimi në sallën e nxehjes, kur ishte deklaruar prova e dytë 141 kg, dhe më pas përfundimi.

Dëmtim i kaviljes së djathtë dhe për rrjedhojë nuk mund të vazhdojë më garën. Përfundimisht Shqipëria, përtej asaj çfarë kishte thënë më parë trajneri Çela që Shoraj është për medaljet e arta, Hoxha për të argjendtat dhe Lushi për të bronztat, ka mbetur me asgjë. Në një farë mënyrë, ndonëse dëmtimet janë pjesë e sportit, vetëm me një vend të tetë në dygarësh të Hoxhës dhe me stopimin e Lushit dhe të Shoraj, Evropiani i Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve për Shqipërinë mund të quhet i dështuar. Tashmë pritet kthimi i delegacionit shqiptar nga Klaipeda e Lituanisë.

Më pas do të vijojnë përgatitjet për Kampionatin Kombëtar, që të premten do të bëhet në Tiranë, si dhe për Botërorin e Të Rriturve, i cili zhvillohet në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga data 17, deri më 27 nëntor 2015. Përtej kësaj të shtunën e ardhshme është dhe afati i fundit i dorëzimit të dosjes për organizimin e Kampionatit Botëror të Të Rriturve në Tiranë më 2018-tën, ndërsa vendimi do të merret në nëntor në Bordin Ekzekutiv të Federatës Botërore të Peshëngritje. Shkurt, përtej një keqardhjeje të madhe, sepse peshëngritja shqiptare ka nevojë për medalje për të kthyer dhe një herë famën e mirë që ka pasur para problemeve të dopingut, Evropiani i të rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve për tanët ka qenë një “Jo” e madhe.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh