Peshëngritje / “Chek-Up” i përgjithshëm për kuqezinjtë e Evropianit

Share Button

check-up-tensioni

AlbanianSport.com 05.02.2016 08:45

ASNN – Një “Chek-up” i përgjithshëm është bërë dje në mëngjes për kombëtaren e peshëngritjes, e cila prej disa ditësh është duke u përgatitur në Shtërmen për Kampionatin Evropian të Të Rriturve në Oslo në Prill. Ministria e Shëndetësisë, edhe duke qenë se zëvendësministri i saj Klodian Rrepaj që nga 23 janari është anëtari i kryesisë së Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ka vënë në dispozicion një autoambulancë lëvizëse.

Dhe menjëherë të gjithë peshëngritësit i janë nënshtruar analizave të gjakut dhe të urinës. Por mbi të gjitha është bërë dhe matja e aktivitetit të zemrës (EKG), apo dhe aktiviteti i mëlçisë dhe i veshkave. Mbi të gjitha për secili peshëngritës të kombëtares tashmë është krijuar dhe dosja mjekësore, atje ku janë të shënuara zhvillimet e planeve individuale që lidhen me mbarëvajtjen e ushqimit, si dhe jepen porositë për ndjekjen e parametrave fizikë dhe psikologjik të këtyre sportistëve.

Këtij kontrolli të rreptë mjekësor i janë nënshtruar dy vajzat, Ana Jovani dhe Evangjeli Veli, e më pas dhe 13 djemtë e kombëtares. Për të ndjekur të gjithë këtë kontroll mjekësor të kombëtares së shtangës, përveç doktorëve dhe infermierëve, kanë qenë prezent zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrepaj, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, apo dhe Sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni, Agron Haxhihyseni.

Pa harruar këtu presidentin e nderit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Gudar Beqiraj. Madje kontrollit mjekësor i janë nënshtruar edhe katër trajnerët e kombëtares me në krye Leonard Toska. Ndërkohë është bërë e ditur se për kombëtaren e peshëngritjes përpara nisjes për në Oslo do të ketë disa kontrolle antidoping. Dhe për t’i dalë përpara së keqes, kjo edhe në anën shëndetësore të sportistëve, është bërë ky kontroll i përgjithshëm mjekësor i peshëngritësve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh