AlbanianSport.com 12.04.2016 20:05
ASNN – Në Fjërde të Norvegjisë po mbahet Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes për Të Rritur, ku po merr pjesë edhe Shqipëria, me 8 shtangistë meshkuj dhe dy femra. Dhje në këto çaste po garon peshëngritësi nga Shtërmeni, Brike Calja, i cili në stilin e shkëputjes ka marrë medaljen e bronxtë, duke siguruar kështu podiumin.
26-vjeçari, i cili ka bërë një garë të shkëlqyer në një konkurrim ku kanë spikatur provat e dështuara nga një pjesë e mirë e pjesëmarrësve, e ka mbyllur me 145 kg këtë stil. Në provën e parë, Calja ngriti me sukses 142 kg, duke vijuar ta ngrejë me sukses edhe provën e dytë, këtë radhë me 145 kg.
Duke synuar medaljen e argjendtë, ai provoi 147 kg, por pa sukses. Sidoqoftë, 145 kg e ngritura i kanë mjaftuar për t’i dhënë atij medaljen e bronztë në shkëputje, duke e bërë kandidat për një tjetër medalje edhe në stilin e shtytjes dhe në dygarësh. Në këto çaste ka nisur garimin në stilin e shtytjes dhe me rezultatin përfundimtar të shtangistit shqiptar do t’ju njohim në edicionin e mbrëmjes.