Gjergj Vyshka 25.02.2017 16:15
Tirana është treguar “e hekurt” edhe në shtangë. Daniel Godelli dhe Evangjeli Veli, dy sportistët më të mirë të Kupës së Shqipërisë, kanë përfaqësuar denjësisht ngjyrat bardheblu. Federata Shqiptare e Peshëngritjes, ashtu sikurse kishte premtuar më parë, përpara fillimit të Kupës së Shqipërisë, ka zhvilluar dhe analizën vjetore të vitit 2016.
Në një analizë prej 3 orësh janë mbajtur raporti i veprimtarive dhe raporti financiar e më pas është dalë me objektiva, aq më tepër që Evropiani i Të Rriturve, Botërori i Të Rriturve, Evropiani i Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve në Tiranë, apo dhe i moshave të tjera preokupon të gjithë peshëngritjen shqiptare me një objektiv të vetëm: medalje.