Gjergj Vyshka 14.02.2015 20:35
Federata Shqiptare e Peshëngritjes dhe kryesia e saj është mbledhur për të propozuar një kandidat të qenësishëm për rolin e sekretarit të përgjithshëm.
Pas dorëheqjes së Muharrem Berishës, Federata Shqiptare e Peshëngritjes kishte vendosur të komanduar Sokol Bishanakun.
E nga dita e djeshme, teksa është dorëzuar dhe në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, kryesia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka propozuar Agron Haxhihysenin.
Tashmë pritet vula e institucionit më të lartë të arsimit dhe sportit që Haxhihyseni të marrë formën zyrtare si sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.