Peshëngritje / 2018-ta, viti i transformimit të madh për shtangën shqiptare

Share Button

AlbanianSport.com 03/12/2018 16:05

ASNN – “Leksionet” që dha Kampionati i të Rinjve dhe sfidat e shtangës shqiptare për vitin 2019. Në fakt, viti 2018 ishte mjaft dinamik për peshëngritjen shqiptare. Kjo pasi pati zgjedhje të jashtëzakonshme të asamblesë së Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, prej ku doli Presidenti i ri, Theodhor Masllavica, si dhe më vonë edhe kryesia e re. Këto ndryshime hapën një stad të ri në menaxhimin e peshëngritjes në Shqipëri, por ky sport u vu edhe përballë vështirësish serioze që lidhen me  financimin, pakësimin e kontingjentit të sportistëve elitarë dhe natyrisht, sfida kryesore, ajo e parandalimit të përdorimit të dopingut.

Sidoqoftë, peshëngritja në këto 7 muajt e fundit na ka dhënë disa “leksione” që duhet të shërbejnë edhe për sportet e tjera. Së pari, falë presidentit të ri Theodhor Masllavica, asnjë sportist nuk shkon më në veprimtaritë ndërkombëtare pa bërë më parë testin antidoping. Ky test që mbulohet në shumicën e rasteve nga vetë xhepi i presidentit, po eviton në mënyrë përfundimtare mundësinë që të kemi sportistë me doping në veprimtaritë më të rëndësishme ndërkombëtare. Kjo është arritje e madhe dhe e padiskutueshme e FSHP-së.

Së dyti,  edhe pse me një buxhet të kufizuar, federata dhe presidenti Masllavica bënë një sforco të madhe për të nxitur rezultatet e larta, duke bërë një pagesë mujore prej 700 mijë lekësh të vjetra në muaj për sportistët elitarë. Janë dhënë shpërblime të shumta për të rinjtë, duke i motivuar me medalje dhe shuma të konsiderueshme financiare që të ndihen të përfaqësuar dhe të thellojnë rezultatet e tyre. Së treti, për herë të parë në shumë vite federata dhe presidenti kanë ndërmarrë inspektim të mjediseve stërvitore, njohjen me rezultatet dhe pritshmëritë, por edhe ngritjen e një baze të dhënash me elementët e perspektivës.

Dhe ky lloj inspektimi, që më shumë është motivim, ka vënë në lëvizje trajnerët e skuadrave kryesore, sidomos ata që prodhojnë talente, të jenë më vigjilentë ndaj elementit të ri dhe të rrisin volumin e punës. Së katërti, është fakt evident që federata ka shtuar numrin e veprimtarive për moshat, diçka mjaft e domosdoshme dhe që ka shumë impakt. Njohja me ecurinë e rezultateve të grupmoshave i vlen Federatës të projektojë të ardhmen dhe FSHP-ja dhe presidenti Masllavica ia kanë dalë edhe në këtë drejtim. Veprimtaria e fundit, Kampionati Kombëtar i të Rinjve, ishte dëshmi e qartë e kësaj pune dhe përkujdesjeje të federatës.

Së pesti, ka përmirësim të kushteve, shtim të bazës materiale dhe njëherësh vrojtime periodike për ecurinë e sportistëve dhe pavarësisht se mbetet ende shumë punë, një bazë e mirë për të ardhmen është hedhur. Së gjashti, po rikthehet vëmendja nga peshëngritja e femrave. Duke pasur parasysh rënien në vitet e fundit, mbetet një punë e madhe për zbulimin e elementeve të talentuara dhe federata po paguan trajnerë me kohë të pjesshme për të zbuluar vajza që kanë talent në peshëngritje. Së shtati, janë dhënë shenjat e një shtimi të përfaqësimit të sportistëve të rinj në garat rajonale dhe evropiane, e që pritet të marrin dimension të ri vitin e ardhshëm.

Edhe kjo është dëshmi e një funksionimi dhe menaxhimi të projektuar nga ana e federatës. Së teti, për të përmirësuar rezultatet e saj në rang ndërkombëtar, federata do të sjellë në krye të ekipit kombëtar një trajner gjeorgjian, për një periudhë tremujore, për të përgatitur si duhet skuadrën kombëtare për Evropianin e vitit 2019. Së nënti, për herë të parë dhe jo në letër por një projekt konkret në terren, do të bëhen kurse dhe teste për gjyqtarët e peshëngritjes, për trajnerët e rinj dhe do të jepen leksione konkrete nga ekspertë të fushës. Së dhjeti, ambiciet e shtangës, pas të gjitha këtyre zhvillimeve, janë të marrë pjesë me sa më shumë sportistë në Olimpiadë.

Nuk do të jetë e lehtë sepse “Elitarët” po shkojnë drejt “pensionit” dhe brezi i ri do ende punë të shkojë në nivele të larta. Krahas arritjeve dhe prioriteteve ka ende mangësi që nuk e lënë shtangën shqiptare të shpërfaqet në maksimumin e saj. Kështu, për shkak të rasteve të mëparshme të dopingut, imazhi është ende i cenuar dhe përfitimet financiare nga sponsorët mungojnë thuajse tërësisht. Buxheti që vjen nga fondi “grant” i qeverisë është qesharak jo vetëm për peshëngritjen, por për shumësportëshin në tërësi në Shqipëri. Fondi nuk mjafton dhe nuk lehtëson punën e sportistëve dhe trajnerëve kur është fjala për përgatitje të nivelit të lartë.

Federata po përballet me një krizë talentesh, ku brezi i ftuar në grupmosha do ende punë të arrijë “elitarët”. Këta të fundit janë shumë pak dhe me përjashtim të Briken Caljes që është në kulmin e tij, të tjerët po shkojnë drejt rënies për shkak të moshës. Dhënia e një fondi motivimi në formë page për sportistët elitarë ka hasur në kundërshti, sepse nuk është justifikuar plotësisht me rezultatet, sidomos pas dështimit në Botëror të Qerimajt e Godellit. Në këto kushte, në mbledhjen e fundvitit pritet të ketë propozime që fondi të ndahet për të rinjtë, si motivim në stërvitje dhe për pjesëmarrje me moshat në turnetë ndërkombëtarë.

Ende shtanga vuan nga “bërrylat”, që nisin nga grupime të caktuara brenda komunitetit, ashtu dhe në institucionet dhe dikasteret qeveritare, ku fondet janë kyçur e nuk lëvrohen, sikurse ndodh me sportistin Briken Calja, që prej 8 muajsh nuk është shpërblyer plotësisht për titullin e tij të trefishtë evropian.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh