Gjergj Vyshka 19.10.2014 14:20
Në prag të Kampionatit Botëror të të rriturve në Peshëngritje, i cili do të bëhet në Kazakistan, më 4-16 nëntor, Federata Shqiptare e shtangës ka gjetur një formë origjinale për mbështetje. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Muharrem Berisha, tashmë u është bërë thirrje biznesmenëve për të mbështetur kandidatët për kampion kote si Romela Begaj, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj.
Pikërisht për të tre këto shtangistë është hapur dhe një numër llogarie në Credins Bank, që janë si më poshtë: Daniel Godelli, Iban: AL 7321212110; 0000000000227695; Romela Begaj, Iban: AL 24212111570000000000559942; Erkand Qerimaj, Iban: AL 88212111570000000000559954. “Swift code” i bankës për ne është CDISALTR”, ka thënë Berisha.
Ndërkohë që të parët që janë hedhur kanë qenë Fred Mara, i cili për Romela Begajn ka dhënë 100 euro, si dhe ish-presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, i cili ka akorduar 1000 euro për Daniel Godellin dhe trajnerin e tij Sokol Bishanaku. “Ne e falënderojmë jo vetëm ish-presidentin Ademi, por dhe Marën, ndërsa i bëjmë thirrje të gjithë biznesin të mbështesin këto medalistë të mundshëm në Botëror për të parë flamurin kombëtar të ngritur lart”, – ka thënë Berisha.