Gjergj Vyshka 13.12.2016 11:15
Së pari, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka vendosur që të hënën në ora 09:00 në Durrës do të zhvillohet mbledhja teknike për Kampionatin Kombëtar të Të Rriturve, i cili të hënën e ardhshme do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”. E më pas nga ora 12:00 e mesditës e deri pasdite vonë do të zhvillohen garat. Peshat në të cilat do të konkurrohen janë: 56, 62, 69, 77, 85, 94, 105 dhe +105 kg për meshkuj, si dhe 48, 53, 58, 63, 75 dhe +75 kg për femra.
Madje janë caktuar dhe peshat trupore, që do të thotë se nis deri në 56 kg (pesha 56 kg), nga 56.01-62.00 (pesha 62 kg), 62.01-69.00 kg (pesha 69 kg), 69.01-77 kg (pesha 77 kg), 77.01-85.00 (pesha 85 kg), 85.01-94.00 (pesha 94 kg), 94.01-105.00 (pesha 105 kg) dhe mbi 105 kg për peshën e rëndë. E njëjta situatë do të jetë dhe tek femrat. Që do të se nis deri në 48 kg për peshën 48 kg, më pas 48.01-53.00 (pesha 53 kg), 53.01-58.00 (pesha 58 kg), 58.01-63.00 (pesha 63 kg), 63.01-75.00 kg (pesha 75 kg) dhe mbi 75 kg për peshën e rëndë.
Ndërkohë janë vënë dhe normat e kualifikimit në garat e meshkujve. Kështu për kategorinë 56 kg në dygarësh 180 kg(75+105), pesha 62 kg 205 kg në dygarësh (90+115), pesha 69 kg 215 kg (95+120), pesha 77 kg 235 kg në dygarësh (105+130), pesha 85 kg 250 kg në dygarësh (110+140), pesha 94 kg 265 kg në dygarësh (115+150), pesha 105 kg 280 kg në dygarësh (125+155) dhe pesha +105 kg 290 kg në dygarësh (130+160).
Ndërkohë Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka vendosur që të konkurrohet me uniformat që ka shpërndarë institucioni më i lartë i shtangës, si dhe duhet të kenë kontratat peshëngritës-klub dhe trajner. Me vendim të kryesisë së Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, sipas shkresës drejtuar klubeve, para garave do të ketë kontroll antidoping. Dalja pozitiv në analiza paralajmëron ndëshkim