Përmbledhja / Rrethi i 74-t, për herë të parë, si një garë ndërkombëtare (II)

Share Button

AlbanianSport.com 08/01/2017 16:10

 

…vijon nga dje

 

Edicioni i 74-t i garës më të rëndësishme të çiklizmit shqiptar ka nisur me petkun e të qenit i pari edicion i përfshirë në kalendarin ndërkombëtar të Federatës Botërore të këtij sporti, UCI-t, ka nisur me një nivel tjetër të masave organizative, që, në fakt, kanë qenë një sfidë më vete për Federatën Shqiptare të Çiklizmit, dhe, në veçanti, për presidentin e saj, Skënder Anxhaku. Një sfidë që u kapërcye me sukses, sikundër e konfirmoi edhe Kryegjyqtari i këtij Rrethi të 74-t, Vladimiros Petsas, i cili, duke folur për Televizionin Shqiptar pas etapës së fundit, ka vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë si vend organizator.

“Sigurisht që ju e kaluat klasën dhe për këtë meritoni përgëzime, sidomos presidenti i Federatës, z. Anxhaku, – ka thënë ai. – Natyrisht që ka ende punë për të bërë për një garë edhe më të shkëlqyer, por të gjitha kriteret e këtij niveli të UCI-t u përmbushën dhe kjo është një bazë mjaft e mirë për të ndërtuar një garë edhe më suksesshme në edicionet e ardhshme.” Një aspekt i rëndësishëm i këtij Rrethi të 74-t Çiklistik të Shqipërisë ishte edhe siguria e garuesve dhe, sikundër asnjëherë më parë, masat e marra nga Policia Rrugore, por edhe Policia e Shtetit, ishin të jashtëzakonshme.

Kjo u ka krijuar pjesëmarrësve, por edhe organizatorëve, mundësinë për një garë të rrjedhshme dhe pa pengesa dhe, ç’është më e rëndësishme, pa asnjë dëmtim të çiklistëve. Kjo nuk ka qenë e lehtë, duke patur parasysh se bëhej fjalë për një karvan prej 75 çiklistësh dhe po aq staf shoqërues, afro 20 automjete shoqëruese, dhe të gjitha këto në lëvizje përgjatë 850 kilometrave, duke kaluar nëpër qytete dhe rrugë të ndryshme dhe duke shmangur me sukses çdo të papritur të pakëndshme, e për më tepër në një garë që, ndryshe nga edicionet e mëparshme, kur lëvizte me një shpejtësi mesatare 35-40 km në orë, këtë edicion kapi një mesatare mbresëlënëse prej 45 deri në 55 km në orë.

Megjithatë, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, nuk e fshehu kënaqësinë në përfundim të Rrethit. Në bazë të kontratës firmosur midis Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar dhe Federatës Shqiptare të Çiklizmit, ky Rreth Çiklistik shënoi edhe një risi tjetër sa i përket pasqyrimit të tij, nëpërmjet ndjekjes hap pas hapit nga ana e grupit të xhirimit, të përbërë nga Altin Kodra, Erin Teliti dhe Julian Zela, të cilët sollën çastet më të bukura të kësaj gare nëpërmjet kronikave dhe lidhjeve me edicionet e lajmeve.

Por edhe një përmbledhje ditore prej afro 30 minutash, të shoqëruar edhe komentin e specialistit të njohur të këtij sporti, Genc Angjeli. Të gjitha këto e bënë këtë Rreth të 74-t Çiklistik, ku morën pjesë 12 skuadra dhe ku fituar si individ u shpall italiani Françesko Manuel Bonxhorno, ndërsa si ekip, ai italian “GM Europa Ovini”, të veçantë në llojin e vet, të parin në atë që shpresohet të shndërrohet në një vazhdë të suksesshme, me shpresën për të sjellë një ditë nëpër rrugët e Shqipërisë më të mirët e Evropës dhe për ta bërë këtë garë një kartolinë të mrekulleshme për potencialin e turizmit shqiptar.

Rrethi i 74-t ia ka lënë stafetën në fund të qershorit Kampionatit Kombëtar të  Çiklizmit, që është zhvilluar përgjatë dy ditëve në Tiranë, duke kurorëzuar kampionët e rinj të vendit, si në disiplinën e kronometrit, ashtu edhe në atë të të rezistencës. Në ditën e parë të garave është zhvilluar gara e kronometrit për të 3 kategoritë, ku kanë marrë pjesë 35 çiklistë, nga të cilët 10 për paratërinjtë, 14 për të rinjtë dhe 11 për të rriturit. Ndërkaq, duke dëshmuar se është një sport që po njeh rritje të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare, çiklizmi shqiptar ka bërë një tjetër paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian që u mbyll të dielën e parë të korrikut në Danimarkë.

Në garën e rezistencës, të gjatë 241.2 cm, Xhuliano Kamberaj është renditur i 20-ti, ndërsa Ylber Sefa i 26-ti midis 149 pjesëmarrësve në këtë garë. Ndërkohë, çiklisti i 3-të, Eugert Zhupa, ka rënë pre e një aksidenti që ka përfshirë disa garues, rreth 1 kilometër para finishit. Në fakt, kjo 3-she kuqezi është ndër më cilësoret të këtyre viteve të fundit që Shqipëria ka çuar në një Kampionat Evropian, pasi Zhupa dhe Kamberaj garojnë në nivele të larta në Itali, ndërsa Sefa po shkëlqen në Belgjikë. Krahas pjesëmarrjes së suksesshme në Kampionatin Evropian të Çiklizmit në Rrugë, që u mbajt në Danimarkë, çiklizmi shqiptar ka patur një tjetër provë madhore ndërkombëtare.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh