AlbanianSport.com 29/09/2019 21:10
ASNN – Tifozët bardheblu përplasen me të kuqtë, para ndeshjes, Partizani e mbyll 2-0 pjesën e parë. Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në prag të sfidës mes Tiranës dhe Partizanit. Tifozeritë e të dyja skuadrave janë përplasur me njëra-tjetrën në pjesën pas porte.
Kanë qenë tifozët e Tiranës ata që kanë zbritur në fushë dhe i janë drejtuar tribunës së Partizanit, duke goditur me gurë ndërkohë që këta të fundit janë kundërpërgjigjur. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shmangur sadopak këtë përplasje aspak normale.
Pas sherrit masiv, në stadium kanë mbërritur edhe forcat e rendit të cilët kanë marrë situatën në kontroll. Megjithatë, ndeshja ka nisur dhe Partizani ka arritur ta mbyllë pjesën e parë në epërsi të dyfishtë, pasi fillimisht Kordero, në minutën e 28-të, dhe Solomon, 6 minuta më pas, kanë gjetur rrugën e rrjetës për të kuqtë.
Në këto çaste po luhet pjesa e dytë e ndeshjes.