Përfaqësuesja e Zvicrës, qortim “shqiptarëve” të saj për “shqiponjën”

Share Button

 

Pajtim-Kasami-Olimpiakos-shqipe

AlbanianSport.com 03.11.2014 15:15

 

ASNN – Përfaqësuesja e Zvicrës u ka kërkuar futbollistëve të saj me prejardhje shqiptare që të mos festojnë duke bërë me duar shqiponjën dykrenare të flamurit kuqezi. Kreu i Federatës Zvicerane të Futbollit, Marko Von Ah, ka thënë se këto gjeste mund të jenë “problematike”. Po ashtu futbollistëve të përfaqësueses do t’u rifreskohen edhe rregullat e qëndrimit në mediat sociale.

Futbollistët shqiptarë të përfaqësueses së Zvicrës, të cilët kanë spikatur këto javët e fundit me festimet e tyre me shqiponjën dykrenare, duket se i kanë hapur probleme Federatës së Futbollit të këtij vendi, e cila ka vendosur të marrë masa. Duke qenë se futbollistët si Granit Xhaka e Pajtim Kasami, me kryqëzimin e duarve të tyre “kanë bërë shqiponjën” e gjithë përfaqësuesja do të detyrohet të marrë leksione të tipit të “mësimit plotësues” sa i përket sjelljes në fushë, shkruan e përditshmja zvicerane, “Zontag-Xajtung”.

“Në përgatitjet për ndeshjen eliminatore që luhet më 15 nëntor 2014 në St Galen kundër Lituanisë, lojtarëve do t’u jepet leksion për disa forma të sjelljes, perceptimin dhe ndikimin e tyre”, ka thënë për gazetën në fjalë kreu i Federatës Zvicerane të Futbollit, Marko Von Ah. Po ashtu futbollistëve të përfaqësueses do t’u rifreskohen edhe rregullat e qëndrimit në mediet sociale. Ato ndalojnë për shembull fyerjet dhe komentimet emocionale pas ndeshjeve.

Dy rastet më të freskëta që kanë shtyrë zyrtarët e Federatës të marrin këta hapa janë festimi që Granit Xhaka i ka bërë golit të shënuar për Borusian e Mënshengladbahut dhe Pajtim Kasami pasi ka shënuar golin për Olimpiakosit kundër Juventusit. Të dy kanë bërë me duar shqiponjën dykrenare të flamurit shqiptar. Von Ah ka thënë se këto gjeste mund të jenë “problematike”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh