Gjergj Vyshka 09.11.2014 20:35
Përfaqësuesit e klubit të futbollit Tirana, koordinatori i skuadrës, Eduard Gjini, dhe ndihmës-trajneri i bardhebluve, Klodian Dervishi, kanë qenë të pranishëm dje në “Selman Stërmasi” në ndeshjen Dinamo-Shkumbini. Dhe kjo për disa arsye.
Së pari për të parë nga afër Ergys Sorrën, lojtarin e huazuar nga Tirana tek Dinamo, i cili luajti dje si titullar. Por dhe për të parë dy djemtë e Gugash Maganit, Arturin dhe Endrin.
Aq më tepër që Klodian Dervishi është peqinas dhe ka qenë pjesë e Shkumbinit. Në përgjithësi ka qenë një ndeshje Fair-Play, ndërsa dhe një moment gjaknxehtësie mes Sorrës dhe Roland Dervishit është zgjidhur paq, teksa të dy lojtarët kanë hyrë të përqafuar në fushën e lojës në pjesën e dytë.