AlbanianSport.com 26/09/2018 19:05
ASNN – Me ndeshjet e kthimit është mbyllur sot turi i 32-shes së Kupës së Shqipërisë, që ka përcaktuar edhe 16 skuadrat që do të vijojnë më tej betejën për trofeun e dytë të futbollit në vend. Kronika na njeh me rezultatet dhe kalendarin e turit të ardhshëm, atij të 16-shes.
Kështu, veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka luajtur të martën dhe të mërkurën ndeshjet e kthimit të turit të 32-shes, në përfundim të të cilave janë përcaktuar edhe 16 skuadrat që do të vijojnë më tej betejën për këtë trofe, që këtë sezon ka edicionin e saj të 67-të i saj.
Duhet theksuar se ky short ka shmangur në këtë fazë përballjen me njëra-tjetrën të 10 ekipeve të Kategorisë Superiore. Në grupin A, spikatën fitoret e thella, 4-0, që Skënderbeu dhe Partizani, por edhe ajo 3-1 që Besëlidhja arriti në Shijak ndaj Erzenit vendas.
Këtyre 3 skuadrave u janë bashkuar në turin tjetër edhe Luftëtari, Kamza, Vllaznia, Kastrioti dhe supriza Egnatia, që eliminoi Dinamon 15 herë fituese të Kupës së Shqipërisë. E njëjta tablo ka qenë edhe në grupin B, ku Laçi ka fituar thellë ndaj Naftëtarit, me 9 gola të shënuar në 49 minutat e para.
Ndërsa Kukësi dhe Bylisi korrën fitore 4-1, përkatësisht ndaj Orikut dhe Tomorit, Teuta mposhti 4-2 Turbinën e Cërrikut, ndërsa Tirana fitoi 4-0 ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës. Vendin në turin tjetër e siguruan edhe Flamurtari, Lushnja dhe Apolonia. Ndërkohë, Kupa e Shqipërisë rikthehet vitin që vjen, me turin tjetër, atë të 16-shes.
Ky tur i luan ndeshjet më datë 23 janar 2019 dhe 6 shkurt 2019. Në këtë tur, në kuadër të Grupit A, do të luhen duelet Besëlidhja-Skënderbeu, Egnatia-Luftëtari, Kastrioti-Partizani dhe Kamza-Vllaznia. Ndërkaq, në kuadër të Grupit B, do të përballen çiftet Apolonia-Kukësi, Bylisi-Laçi, Tirana-Flamurtari dhe Lushnja-Teuta.
Kupa e Shqipërisë 2018-2019
(Edicioni i 67-të)
Turi i 32-shes
(Datë 12.09.2018 dhe 26.09.2018)
Grupi A
Skënderbeu – Veleçiku Koplik 4-0 (3-0)
Luftëtari – Vora 1-0 (3-0)
Partizani – Tërbuni Pukë 4-0 (1-0)
Kamza – Besa 2-2 (2-0)
Vllaznia – Burreli 1-0 (1-1)
Kastrioti – Korabi 1-0 (1-1)
Egnatia – Dinamo 0-0 (1-0)
Erzeni – Besëlidhja 1-3 (0-2)
Grupi B
Kukësi – Oriku 4-1 (2-1)
Laçi – Naftëtari 9-0 (5-0)
Flamurtari – Shkumbini 1-0 (1-0)
Teuta – Turbina e Cërrikut 4-2 (3-0)
Lushnja – Shënkolli 2-2 (2-1)
Tirana – Iliria Fushë-Krujë 4-0 (4-1)
Bylis – Tomori 4-1 (2-1)
Apolonia – Pogradeci 3-2 (1-0)
Turi i 16-shes:
(Datë 23.01.2019 dhe 06.02.2019)
Ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore,
do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje
sipas skemës së mëposhtme:
Grupi A
Besëlidhja – Skënderbeu (C1)
Egnatia – Luftëtari (C2)
Kastrioti – Partizani (C3)
Kamza – Vllaznia (C4)
Grupi B
Apolonia – Kukësi (T1)
Bylis – Laçi (T2)
Tirana – Flamurtari (T3)
Lushnja – Teuta (T4)