AlbanianSport.com 27.07.2015 16:10
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, sezoni i ri i kampionatit gjerman do të jetë i fundit për Pep Guardiolën në stolin e Bajernit të Mynihut. Kjo sepse trajneri spanjoll do të largohet për të vazhduar karrierën e tij në kampionatin anglez, me Mançester Sitin.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane, të cilat kanë zbuluar se Guardiola ka firmosur që tani një parakontratë me klubin anglez. Kjo gjë ka ndodhur tre javë më parë dhe kjo ishte arsyeja kryesore që Guardiola refuzoi të rinovonte kontratën me gjiganten bavareze.
Bavarezët ishin gati të zgjasnin bashkëpunimin deri në vitin 2018, por trajneri spanjoll nuk pranoi ta bënte një gjë të tillë.