AlbanianSport.com 13.01.2016 18:45
ASNN – Peja ka korrur sonte një fitore të madhe në kuadër të Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj (SIGAL Uniqa BIBL), duke siguruar një biletë për në fazën tjetër të kësaj veprimtarie rajonale. Pejanët kanë triumfuar në Bullgari, duke mposhtur skuadrën vendase, “Levski 2014”, me rezultatin e thellë, 90-66. Në fakt, kosovarët e shkatërruan skuadrën bullgare që në pjesën e parë të sfidën, duke e mposhtur me rezultatin bindës, 24-6.
Megjithëse pjesa e dytë u takoi atyre, “Shqiponjat” nuk e lejuan skuadrën vendase që të rikthejnë rezultatin në favor të tyre dhe Levski shënoi vetëm dy pikë më tepër se ekipi kosovar, duke bërë që gjysma e parë të mbyllet me shifrat 44-28 për pejanët. Edhe në dhjetëminutëshin e tretë, Peja u tregua më rezultative sesa skuadra bullgare, duke e fituar këtë pjesë loje 22-18, dhe duke kryesuar pas një gjysmë ore me shifrat 66-46.
Pejanët e administruan mirë pjesën e fundit të ndeshjes, duke triumfuar me një epërsi të thellë prej 24 pikësh, 90-66. Pas kësaj fitoreje, Peja rimerr kreun e tabelës së renditjes së grupit B, me 13 pikë, po aq sa ka edhe skuadra tjetër kosovare, Bashkimi, e cila dje me fitoren kundër skuadrës malazeze Lovcen, siguroi një biletë për në fazën tjetër të Ligës Ballkanike.