Pasuesit e spikatur në Evropë, një paradë yjesh të topkëmbës kontinentale (II)

Share Button

AlbanianSport.com 19/01/2019 21:45

ASNN – Pasuesit më të mirë në Evropë, “Topi i Artë” vetëm në vend të 10-të, Mesi as nuk përfshihet në listë. Kriteret e përdorura për të zgjedhur këta lojtarë janë të paturit e një mesatare minimale prej 55 pasimesh për një ndeshje, të paktën 88% saktësi dhe minimalisht 1 pasim vendimtar për ndeshje, që nënkupton minimalisht një pasim që konkretizohet me gol.  Megjithatë, AlbanianSport.com do të sjellë 10 lojtarët më të mirë pasues në Evropë, në ligat kryesore futbollistike, të cilët do të keni mundësi t’i lexoni përgjatë këtyre dy ditëve, në një rend zbritës nga numri 10 tek numri 1 dhe sot është pjesa e parë:

 

…vijon nga dje

 

  1. Luka Modriç – Një gjeni kroat

Një nga arsyet pse Luka Modriç konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë, është për shkak të aftësisë së tij për të bërë pasime në dukje të pamundura përmes mbrojtjes kundërshtare. Kroati është një pasues i “mëndafshtë” (i butë) i topit dhe statistikat e tij dëshmojnë se ai është mbresëlënës. Në ndeshjet që ka luajtur në ligë këtë sezon, ai ka bërë 63.4 pasime për ndeshje, me një saktësi prej 89.7%. Modriç ka bërë edhe 1.4 pasime vendimtare për ndeshje (pasime për gol) këtë sezon deri më tani dhe ka një ndihmesë për ta ngjitur lart emrin e tij. Statistikat e tij përfshijnë dhe një kompleksitet pasimesh të gjata në thellësi, por më shumë shquhet për pasimet e shkurtra në korridore të ngushta.

 

  1. Hames Rodrigez – Saktësia e tij nuk ka shoqe

Ndër lojtarët e tjerë në këtë listë, ai ka numrin më të vogël të pasimeve në një ndeshje. Me vetëm 58.8 pasime për takim, ai e meriton përfshirjen në këtë listë për shkak të madhështisë së tij të dukshme në atë që realizon. Hames meriton një pozitë të përparuar në fushë, domethënë më shumë si sulmues, kështu që numri më i vogël i pasimeve është i natyrshëm. Ajo që është e panatyrshme, megjithatë, është saktësia me të cilën ai bën pasimin. Me një saktësi prej 90.1%, ai është ndër pasuesit më të saktë e më të mirë në botë. Ai gjithashtu realizon 4.2 pasime të gjata për ndeshje duke bërë 2.6 pasime kryesore në secilën prej tyre. Dhe kur numëron në fund, ai ka 6 pasime ideale për gol që e përmirësojnë ndjeshëm emrin e tij në këtë renditje.

 

  1. Joshua Kimih – Një gjerman me superklas

Një listë si kjo pa Joshua Kimihin nuk do të ishte listë e denjë dhe e ndershme. Gjermani është futbollist i gjithanshëm dhe praktikisht një ndër lojtarët më teknikë e më të talentuar në botë. Statistikat flasin më mirë për të. Kështu, deri më tani këtë sezon ai ka bërë 61 pasime në ndeshje me një saktësi prej 89.1%. Në krye të kësaj, ai bën 2.1 pasime kyçe për një takim, duke bërë gjithashtu një realizim 5.6 pasime të gjata në një ndeshje. Dhe pjesa më e mirë është se ai ka bërë 8 pasime goli deri tani këtë sezon, duke e vendosur atë në piedestalin e mbajtur nga nivelet më të larta të futbollit, sepse krahasohet me më të mirët.

 

  1. Miralem Pjaniç – Ai është një kafshë….

Në vend të 7-të është lojtari i Juventusit me numër fanelle 5, Miralem Pjaniç. Boshnjaku është konsideruar si një nga pasuesit dhe depërtuesit më të mirë të lojës dhe është një nga mesfushorët më të mirë aktualisht. Ai është në këtë listë, sepse ai mund ta bëjë futbollin më madhështor dhe ka pasime të rralla e shumë të sakta. Në të vërtetë, ish ylli i Lionit bën 65.8 pasime për ndeshje me një saktësi prej 89.5%. Ai ka 7 pasime për gol dhe 2.2 pasime kyçe për çdo takim, por kjo nuk është më e mira e tij. e kush është më e mira për boshnjakun? Janë mesatarisht 5.2 pasime të sakta për çdo ndeshje, pra pasime që krijojnë rast goli.

 

  1. David Silva – Shtatshkurtëri magjistar…

Tani hyjmë në zonën e “” të kësaj liste dhe lojtari i parë në top-6 është “Margaritari” i Mançester Sitit, David Silva. Ai është zemra përmes së cilës qarkullon gjaku i “qytetarëve”. Statistikat e tij gjithashtu japin dëshmi për aftësitë e tij të pabesueshme.

Ai bën 82.8 pasime në një ndeshje dhe ka saktësi 88.7%. Nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme, ai gjithashtu ka pjesën e tij të pasimeve dhe depërtimeve kyçe me 2.7 pasime ideale për ndeshje. Sidoqoftë, “qershia mbi tortë” për David Silvën janë 9 pasimet e tij për gol në këtë edicion.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh