Gjergj Vyshka 10.01.2016 13:05
Pas Tiranës dhe Durrësit, tashmë Kampionati Kombëtar i Minifutbollit në Shqipëri pritet të nisë edhe për zonën e Fierit. Kështu ka lajmëruar në profilin e saj në “Facebook”, Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit në Fier.
Deri më tani janë regjistruar gjashtë ekipe, të cilat janë: Flamurtari, Edro Vlora, DAR Fier, Friends Reunion Fier, Bashkia Fier dhe Qarku Fier. Pritet të konfirmojnë pjesëmarrjen edhe Albpetroli Patos dhe Çmendimi Vlorë.
Sipas njoftimit, të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të kësaj zone duhet që deri më 11 janar 2016 duhet të plotësojnë dokumentacionin, si dhe të bëjnë pagesat në numrin e llogarisë në bankën përkatëse.