AlbanianSport.com 05.03.2015 11:15
ASNN – Peja është skuadra e dytë kosovare, e cila është kualifikuar për në fazën e “play-off”-it të Ligës Ballkanike, ndërsa gjithçka ka ardhur nga fitorja 72-65 me malazezët e Mornarit.
“Shqiponjat” nisën shumë mirë përballjen duke dominuar plotësisht në periudhën e parë, të cilën e fituan me rezultat 25-13. Në periudhën e dytë, Mornari u shtrëngua duke fituar me një pikë epërsi, 14-13.
Por Peja u rikthye në periudhën e tretë duke fituar me rezultat 24-18. Periudha e fundit i takoi Mornarit me rezultat 20-10, por kjo nuk i ndihmoi dot malazezëve që të përmbysin epërsinë e thellë të pejanëve.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Jozo Brkiç i Pejës, i cili arriti të shënojë 19 pikë dhe të fitoi 9 topa në tabelë. Në përfundim, edhe Peja do të synojë të korrë sukses në fazën Ligën Ballkanike në basketboll për meshkuj.