Gjergj Vyshka 19.11.2014 18:45
Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar që edhe një tjetër ndeshje e kampionatit të Kategorisë së Parë, mes Veleçikut e Tërbunit, do të luhet të dielën.
Ende nuk dihet se pse është vendosur kështu, ndërsa koplikasit dhe pukjanët ndeshjen e tyre të Kupës së Shqipërisë, respektivisht ndaj Flamurtarit dhe Skënderbeut të mërkurën.
Nëse pretendohet për fushë, Kruja është e lirë të shtunën në kushtet kur Kastrioti luan në vizitën e Pukës ndaj Adës. E po kështu dhe Kavaja, pasi Besa luan në Burrel.
Janë dy fusha që Veleçiku nuk i ka përdorur, ndërsa do të ishte krejtësisht absurde nëse pretendohet që kjo ndeshje të luhet në Pukë.
Megjithatë tashmë është fakt i kryer, Veleçiku-Tërbuni, ashtu sikurse Bylis-Dinamo, do të luhet të dielën ende me fushë të pacaktuar.