Partizani-Vllaznia-Çinari-NK Istra-FIFA, një çështje e ndërlikuar “si nëpër filma”

Share Button

AlbanianSport.com 04/01/2021 23:55

ASNN – Partizani kishte hapur një proces gjyqësor në CAS kundër NK Istras, FIFA-s, Vllaznisë dhe Erald Çinarit. Kjo për shkak se FIFA kishte vendosur t’u mbyllte merkaton dhe i kishte gjobitur me 83 mijë euro (gjobë që duhet të paguhet së bashku me futbollistin), pasi shkodrani kishte firmosur dy kontrata. Gjyqi është zhvilluar në mesin e dhjetorit dhe Partizani ka dalë sot me njoftimin që shpjegon edhe vendimin përfundimtar. Vendimi i CAS-it është një lajm i mirë edhe për Vllazninë, e cila detyrohej të paguante diçka më tepër se 8,000 Euro në këtë mes.

Po si erdhën gjërat deri tek vendimi i sotëm. Në gusht të 2018-ës, Erald Çinari kaloi në Spanjë te Alaveshi dhe këta të fundit e transferuan në Kroaci te NK Istra, klub me të njëjtët pronarë. Vllaznia nuk lejoi këtë lëvizje dhe sulmuesit anësor iu desh të kthehej pas dhe shkodranët e shitën te Partizani. Firmosja e kontratës me të kuqtë rezultoi fatale, pasi NK Istra e çoi çështjen në FIFA dhe u morën dënimet e përmendura më lart. Gjithsesi ka shumë prapaskena në këtë çështje, zbuluar nga vetë ish-administratori i Vllaznisë, Suad Lici.

“Është një histori si nëpër filma, – pati rrëfyer atëherë ai. – Unë veproj duke u bazuar te shkresat. Më kanë bërë një kërkesë për lejen e kalimit për lojtarin Eraldo Çinari, ku ndër to ishte edhe marrëveshja që dikur klubi Vllaznia kishte rënë dakord me Alaveshin.” Mes të tjerash, ish-futbollisti zbulonte shumë parregullsi, teksa thonte: “Sapo kam parë firmën e kryetares së Bashkisë, i kam çuar shkresë përcjellëse dhe më ka kthyer përgjigje zyrtare që nuk ka pasur asnjë lloj marrëveshje me klubin spanjoll.”

“Dokumente zyrtare janë vetëm ato që kam komunikuar unë me klubin spanjoll dhe kroat që i kam bërë të ditur çdo situatë në detaje, – vijoi Lici. – U kam bërë të ditur se lojtari ka klauzolë 100 mijë euro.” Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, thotë se firma dhe i gjithë dokumenti i marrëveshjes është i falsifikuar. Numri i llogarisë bankare të klubit të futbollit Vllaznia figuron në Itali, gjë që është krejtësisht absurde. Është një lojë shumë e pisët. Klubit spanjoll ia kemi vendosur në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe klauzolat e kontratës.”

“Shkresa që pretendojnë spanjollët se është arritur marrëveshja është pa numër protokolli, kështu që është lehtësisht e verifikueshme që shkresa nuk ka dalë nga klubi Vllaznia, – këmbëngulte atëherë ish-administratori. – Pavarësisht pretendimeve, të gjitha janë të verifikueshme. Edhe familjarët janë viktimë. Nuk e di si ka ndodhur e gjithë kjo histori. Klubi spanjoll pretendon se ka derdhur 20 mijë euro në numrin e llogarisë që ndodhet në Itali. Ne nuk e dimë nëse janë derdhur dhe kush i ka marrë ato para.”

“Spanjollët pretendojnë se u ka shkuar një e-mail nga klubi “Vllaznia” që “jemi dakord për shifrën e 20 mijë eurove, sqaronte ai. – Ky dokument më ka ardhur mua në dorë dhe në momentin që kam parë firmën e kryetares së Bashkisë i kam bërë shkresë përcjellëse dhe ajo është habitur kur e ka parë. Kryetarja e Bashkisë ka dërguar vetëm një dokument ku thotë se jemi të gatshëm si klub që të negociojmë duke u shpjeguar atyre kontratën, pikat dhe detyrimet që duhet të paguhet për lojtarin në fjalë. E gjithë kjo për të mos u bërë pengesë për lojtarin.”

“Çdo gjë është e thjeshtë dhe e qartë”, tregonte Lici, ndërkohë që prej atëherë nuk u zbulua asgjë çfarë kishte ndodhur. Istra e mori në ekip Çinarin, i cili më pas u detyrua të kthehet në Shqipëri. Vllaznia më pas gjeti marrëveshjen me Partizanin për shumën e 40 mijë eurove, kjo e konfirmuar përmes një deklarate të postuar nga klubi shkodran në kanalet zyrtare të komunikimit. Sot, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës ka vendosur të heqë pezullimin e merkatos së të kuqve kryeqytetas lnë lidhje me çështjen e transferimit të Erald Çinarit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh