AlbanianSport.com 18.04.2016 07:55
ASNN – Kanë qenë dy gola pikërisht nga një shkodran, Xhevahir Sukaj, dhe një nga i riu fierak, Realdo Fili, ato i kanë dhënë një fitore të pastër 3-0 Partizanit të dielën ndaj Vllaznisë, duke e ngushtuar me vetëm dy pikë nga Skënderbeu i vendit të parë.
Partizani zhvilloi një pjesë të parë të mirë, por shkodranët arritën ta mbajnë të paprekur portën e tyre, madje edhe 15 minuta nga pjesa e dytë. Por, më pas ishte një shkodran që i godet ata. Xhevahir Sukaj realizon fillimisht në minutën e 60-të.
Ndërsa dy minuta para fundit, Fili dyfishoi shifrat dhe, në fundin e takimit, Sukaj shënoi edhe të tretin, duke e vulosur ndeshjen në 3-0. Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për Partizanin, pasi tashmë është vetëm 2 pikë larg nga Skënderbeu i vendit të parë.
Ky i fundit u mund të shtunën në Korçë nga Tërbuni i vendit të fundit. Vllaznia pas këtij takimi mbetet në kuotën e 29 pikëve, një më shumë se Flamurtari e 4 më shumë se Bylisi i vendit të parafundit.