AlbanianSport.com 31/01/2021 20:10
ASNN – Partizani dhe Vllaznia janë ndarë me rrjeta të paprekura dhe duke folur shkurtimisht pas ndeshjes për RTSH Sport, presidenti i të kuqve, Gazmend Demi, nuk ka patur shumë komente mbi paraqitjen dhe rezultatin, por edhe gjykimin. “Nuk kam keqardhje, por ta kishim shënuar golin, do të ishte qershia mbi tortë”, tha ai duke shtuar: “Gjykimi? Nuk kam asnjë koment sepse nuk e komentoj asnjëherë gjykimin
Ndërsa donatori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka qenë përgjithësisht i kënqur me rezultatin. “Me thënë të drejtën, skuadra jonë luajti bukur pjesën e parë, por Partizani e ktheu lojën, – ka thënë ai. – Për mua ishte një ndeshje e hapur, por kushtet atmosferike e kushtëzonin zhvillimin e një futbolli jo të bukur. Mund të them se në fund ishte një rast i pastër për Partizanin, por deshi Zoti nuk përfundoi në rrjetë.”
“Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë dhe tani presim ndeshjen e radhës për të luftuar fort dhe për të mbyllur fazën e dytë sipas objektivave”, – shtoi Xhaferi. Rezultatin e ndeshjes e ka komentuar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. “Të luash ndaj një skuadre si Partizani është gjithmonë e vështirë, prandaj duhet të themi se ishte një rezultat i kënaqshëm për ne”, – tha kryebashkiakja.
Për Xhaferin, ka ende vend për përmirësim. “Nuk duhet të merremi me pjesën e pikëve, – ka theksuar ai. – Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vlerësojmë çdo ndeshje në mënyrë që të arrijmë objektivat. Gjithmonë edhe diferenca ngroh, por pa fluturuar. Po bëjmë një lojë shumë të ndershme. Trajneri dhe lojtarët po arrijë një sukses të merituar. Deri në fund Vllaznia do eci deri në fund duke luftuar me dinjitet dhe ndershmëri.”
Ndërsa kryebashkiakja ka vënë në pah ndikimin që ka patur ecuria e skuadrës në qytetin e Shkodrës. “Në Shkodër, ne jetojmë me emocionet e futbollit, pra me ato të ndeshjes së fundjavës deri të mërkurën, – ka thënë ajo. – Pastaj na zënë ethet e ndeshjes së radhës e kështu me radhë. Sigurisht që është kënaqësi që Vllaznia kryeson, e për më tepër bindshëm, pasi u ka dhënë shkodranëve arsye për t’u gëzuar në këto kohë të vështira.”