AlbanianSport.com 01.04.2015 17:40
ASNN – Në prag të ndeshjes së të shtunës me Apoloninë, vijojnë përgatitjet në kampin e kuq në Kompleksin Sportiv “Tirana internacional” në Pezë-Helmës.
Skuadra kryeqytetase ka zhvilluar seancën e radhës sipas programit në orën 10:00 në kuadër të takimit të vlefshëm për javën e 29-të Partizani-Apolonia.
Trajneri Shpëtim Duro ka aplikuar stërvitje të karakterit tekniko-taktik dhe në dispozicion ka patur grupin e plotë të lojtarëve, gjendja fizike e të cilëve rezulton optimale.
Në përfundim të seancës së sotme stërvitore të kuqtë i janë drejtuar rezidencës Hotel “Vila Park”, ku do të qëndrojnë të grumbulluar deri në momentin kur do i drejtohen ditën e Shtunë stadiumit “Qemal Stafa”.
Përgatitjet e të kuqve vijojnë ditën e enjte në Kompleksin Sportiv “Tirana internacional” në Pezë-Helmës.