AlbanianSport.com 07.01.2017 22:35
ASNN – Partizani ka nisur stërvitjen në Antalia. Nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova, futbollistët kanë zhvilluar tashmë seancat e para në kompleksin sportiv në tokën turke. Lojtarët kanë marrë ngarkesat fizike të caktuara sipas progamit. Trajneri Starova ka përcaktuar në ditët në vijim nga dy seanca stërvitore në ditë.
Me skuadrën ka zhvilluar stërvitje edhe mbrojtësi Sodik Atanda.
Në Antalia do të kryejnë fazën përgatitore edhe Tirana dhe Flamurtari. Të kuqtë kanë vijuar përgatitjet në Antalia të Turqisë. Stafi teknik ka aplikuar një program të ngjeshur sot duke rritur intensitetin e stërvitjes. Sot grupi i lojtarëve i është nënshtruar dy seancave të plota duke marrë ngarkesën e plotë.
Paradite të gjithë lojtarët kanë zhvilluar ushtrime fizike në palestër, ndërsa pasdite në orën 15:30, sipas orës lokale ekipi ka zbritur në fushë ku në drejtimin e trajnerit Starova ka aplikuar një seancë me karakter tekniko-taktik , përfshirë edhe testet fizike për secilin lojtar.
Gjendja e lojtarëve paraqitet optimale falë edhe kushteve optimale stërvitore. Të dielën skuadra do të vijoj me të njëjtat ritme të larta duke aplikuar dy seancat e radhës stërvitore. Gjatë qëndrimit në Turqi, Partizani pritet të zhvillojë disa ndeshje stërvitore me ekipet që ndodhen atje.